Shqipëria Postuar më 13 Shkurt 2025, 15:26

Inteligjenca artificiale për anëtarësimin në BE- Rama: Shqipërisë ju hap një “derë” tjetër nga Brukseli

Nga Ernilda Luzi

Inteligjenca artificiale për anëtarësimin në BE- Rama:

Prezantohet moduli i Inteligjencës Artificiale i zhvilluar brenda platformës së integrimit europian dhe anëtarësimit, e cila përdoret çdo ditë nga më tepër se 1400 ekspertë integrimi. Gjatë këtij eventi, Kryeministri Edi Rama, u shpreh se tashmë kemi në dorë një armë më shumë duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale.

Ne me këtë model do të jemi të gatshëm që gjithçka ta mbyllim brenda afatit shumë ambicioz që kemi përcaktuar bashkë me Komisionin dhe që nga pikëpamja teknike ne të konsiderohemi gati brenda vitit 2027. Për t’i dhënë kohë pastaj procesit politik, për t’i dhënë kohë ratifikimit në parlamentet e vendeve të Bashkimit Europian të, se më bëhet mishi kokërr, të Shqipërisë anëtar, vendi i ri anëtar i Bashkimit Europian dhe në këtë mënyrë brenda një harku dy vjeçar që ne pak a shumë parashikojmë për procesin politik dhe për ratifikimet.

Sipas kryeministrit, dita e djeshme ishte një tjetër moment historik në proces, pasi Shqipërisë ju hap një “derë” tjetër nga Brukseli.

Shqipëria mori letrën e presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Europian, ku na thuhet se vendi ynë është gati t’i çelë negociatat edhe për grup kapitullin e tretë: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse. Letra i kërkon Bashkimit Europian paraqitjen e pozicionit negociues për 8 kapitujt, 8 fusha. Kjo letër pasoi me shumë shpejtësi dhe - dua ta theksoj që në procesin tonë të negociatave kemi hyrë në një shpejtësi shembullore dhe ju këtu jeni dëshmitarët më të besueshëm për të dëshmuar që kjo shpejtësi shembullore lidhet me rezultate, lidhet me qëmtimin skrupuloz të kushteve, janë krijuar apo s’janë krijuar kushtet që të hapet një derë tjetër. Në 29 janar Shqipëria mori letrën e presidencës polake dhe për grupkapitullin e dytë të tregut të brendshëm për 9 fusha të tjera.

Tashmë me këto zhvillime, Shqipëria bëhet vendi i dytë në rajon, në aspektin e distancës me “derën” e madhe të Bashkimit Europian.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat