Shqipëria Postuar më 26 Shkurt 2025, 14:29

Inteligjenca Artificiale në prokurime, fiskalizim dhe integrimin në BE - AKSHI shton shërbimet proaktive, Kaso: Diella, interes i lartë përdorimi

Nga Alida Lula

Inteligjenca Artificiale në prokurime, fiskalizim dhe integrimin në BE

Ekonomia po ndikohet nga digjitalizimi i produkteve dhe shërbimeve dhe aplikimi i teknologjive të reja komunikuese. Inteligjenca ka ndikuar në tregjet e punës dhe në kostot e ndërmarrjeve, ndërsa po thellohen studimet për efektet nga digjitalizimi i financës dhe parasë, të cilat po transformojnë rrënjësisht panoramën ekonomike e financiare.

Shqipëria synon te bëhet një vend europian që do po adapton AI në prokurimet publike, ku aktualisht janë mbi 2 mld transaksione të fiskalizuara dhe janë kryer 47 mln shërbime me e-albania. Në emisionin GDP në SCAN tv, drejtori i Drejtorisë së Inteligjencës Artificiale pranë AKSHI-t Enio Kaso, ka folur për Modulin AI për integrimin, por edhe shërbimet proaktive që i shtohen asistentit virtual “Diella’’, si dhe për projektet e reja.

“Së shpejti vijmë me një funskionalitet të ri , i cili i shtohet Diellës që janë shërbime proaktive. Pra nëse deri tani kemi pyetje rreth shërbimeve si merren, ku mund ta marr apo sa kohë duhet, shërbimet proaktive thjesht me një komandë zanore të tipit “Dua një vërtetim pensioni” do gjenerohen automatikisht dhe Diella do t’i shfqai për qytetarin në seksionin e duhur” –thotë Kaso.

Drejtori i Inteligjencës Artificiale pranë AKSHI-t Enio Kaso, tregon edhe risitë që po ndërmerr AKSHI përgjatë 2025-ës dhe lehtësitë për qytetarët.

“Dy nga pikat që përmendim është moduli për integrimin dhe antarësimin si dhe Diella. Gjatë vitit 2025, presim të shtojmë funskionalitetet e Diellës si dhe kemi disa iniciativa të tjera në fushën e taksave. Analiza do shtohet edhe në të dhëna të tjetra në fushën e fiskalizimit, nga pagat e deri te deklarimet e tjera”- shton Kaso.

“Me pjesën e prokurimeve në formë digjitale, dhe duke u bazuar në AI, të gjithë personat që merren me biznese dhe me prokurime, e dinë sa I vështirë është procesi, e dinë sa problematika ka pasur dhe shpresojmë që këto risi, do të sjellin zgjidhje të problemeve kryesore që ka biznesi” – thotë eksperti IT dhe inxhinier i rrjeteve kompjterike, Erion Demiri.

Por cilat janë rreziqet dhe përfitimet nga evoluimi i shpejtë i Inteligjencës Artificiale? Eksperti IT dhe inxhinier i rrjeteve kompjterike Erion Demiri, tha gjithashtu në emisionin GDP se duhet të adaptohet legjislacioni për AI.

“Ne duhet të adaptojmë legjsilacionin për Inteligjencën Artificiale. Nuk vjen brenda ditës, do duhet shumë kohë dhe të shihen klauzolat, ndëse do të arrihet të kemi një front të njëjtë. Ne duhet të shohim vendet në zhvillim” – shton eksperti Demiri.

Inteligjenca artificiale do të jetë pjesë e revolucionit digjital të vendit tonë, madje edhe në procesin e integrimit. 1400 ekspertët e integrimit që po punojnë për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë europian do të ndihmohen në procesin teknik nga inteligjenca artificiale.

Sot platforma e integrimit ka automatizuar të gjithë procesin e punës. Ky modul i inteligjencës artificiale, i zhvilluar në bashkëpunim me OpenAI dhe Microsoft, përkthen çdo akt të BE-së brenda disa minutash dhe krahason automatikisht me legjislacionin shqiptar, nxjerr mospërputhjet, krijon tabela krahasuese dhe-në fund-gjeneron tabelën e përputhshmërisë me një klikim të vetëm.



 

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video