Inteligjenca artificiale futet në arsimin shqiptar - Nga Master i Shkencave në IA, te platformat e veçanta. Cili është plani i Ministrisë?
Në një kohë kur inteligjenca artificiale po zhvillohet dhe përdoret gjithnjë e më tepër, Shqipëria do të ndjekë të njëjtën qasje si shumë vende të tjera të botës, duke e integruar atë në sistemin arsimor. Por si do realizohet kjo?
Sipas Planit të Veprimit mbi Arsimin Digjital 2025-2030, inteligjenca artificiale do të përdoret fillimisht për të mundësuar mësim të personalizuar.
Konkretisht, do të krijohen platforma të mbështetura nga inteligjencë artificiale, të cilat do të jenë në gjendje të analizojnë progresin e nxënësve, të sugjerojnë ushtrime të personalizuara, të japin feedback të menjëhershëm dhe të përcaktojnë se në cilat fusha ka më tepër nevojë nxënësi të përmirësohet. Kjo do të krijojë mundësi për përshtatjen e përmbajtjes mësimore sipas nevojave dhe stilit individual të çdo nxënësi.
Duke qenë i orientuar për përdorim të përgjithshëm dhe falas, adoptimi i ChatGPT dhe OpenAI në arsim gjithashtu është rritur. Ministria e Arsimit dhe Sportit synon që të zhvillojë udhëzime dhe raste të përdorimit të këtyre mjeteve, për të ndihmuar mësuesit që t'i përdorin ato në mënyrë efektive.
Krijimi i programeve të shkëmbimit për programe studimi ose kurse të fokusuara në inteligjencë artificiale, si ato të ofruara nga Erasmus, së bashku me bursa të dedikuara, janë disa nga masat e tjera që do të ndërmerren në këtë drejtim. Krahas kësaj, pritet të organizohet një program vizitash për profesorë dhe ekspertë të IA nga universitetet evropiane dhe mundësimi i leksioneve afatshkurtra nga ekspertë të ftuar.
Gjithashtu, do të zhvillohen projekte kërkimore të përbashkëta në fushën e inteligjencës artificiale dhe kurse të përbashkëta (si p.sh. Master i Shkencave në IA).
Një element i rëndësishëm është integrimi i inteligjencës artificiale (IA) në arsimin parauniversitar, duke e përfshirë brenda edhe në kurrikulën ekzistuese të TIK-ut, veçanërisht për nxënësit nga klasa e 4 deri në klasat më të larta.

Çregjistrohen 4.577 makina me moshë 22-vjeçare - Pse ngelin automjetet në kontrollin teknik?
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën Janar-Korrik 2025, në lidhje me shërbimin e kontrollit......

Gjermania shton arsenalin ushtarak - Porosit 1,400 automjete me vlerë 770 milionë euro
Forcat e armatosura të Gjermanisë kanë kryer një porosi me kompaninë vendase Rheinmetall për rreth 1,400 automjete logjistike ushtarake, me vlerë 770 milionë......

Zvicra, e “diskriminuara” e Evropës - Eksportet vendase, në rrezik nga tarifat e larta të Trump
Zvicra po përgatit një “ofertë më tërheqëse” në negociatat tregtare me SHBA-në për të shmangur tarifën prej 39% mbi eksportet e saj. Pas një mbledhjeje......

Trump, tarifa për gjysmëpërçuesit - Masat e reja priten të hyjnë në fuqi javën e ardhshme
Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të zbulojë tarifat e reja për gjysmëpërçuesit dhe çipet duke nisur nga java e ardhshme. "Ne do të njoftojmë për......

OpenAI, në bisedime për të shitur aksionet - Vlera e këtyre aseteve mund të arrijë rreth 500 miliardë dollarë
OpenAI është në bisedime me investitorët rreth një shitjeje të mundshme aksionesh me një vlerësim prej afërsisht 500 miliardë dollarësh, sipas dy burimeve me......

Pamundësia për strehim kërkon reagime të shpejta - CEPI dhe NAREA: Ja rekomandimet tona për tregun e banesave
Kriza e strehimit është një fenomen europian që duhet adresuar sa më parë. Ky është mesazhi që shoqata europiane e pasurive të paluajtëshme, ku bëjnë pjesë......

Saranda, me Pol të Zhvillimit Turistik - Hapet tenderi i fazës së dytë 332,5 mln lekë për lotin III
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për fazën e dytë të investimeve për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi, loti 3......

Reformimi i administratës lokale/ Balluku, me administratorët e rinj në Fier: Duhen shërbime më cilësore për qytetarët!
Pas reformimit të administratës lokale, zv.kryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me administratorët e rinj të 13 Njësive Administrative të......