Integrimi në tregun e punës dhe programi i përfitimit - Subvencionim me 6 paga dhe 12 muaj kontribute
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përmes një njoftimi në rrjete sociale bën të ditur Programin e Punësimit, një program 1 vjeçar i cili synon të përshtasë nevojat e individëve të papunë me kërkesën e punëdhënësit duke i subvencionuar ato.
Për të punësuar punëkërkuesit të cilët synojnë të integrohen në tregun e punës apo synojnë të gjejnë një pozicion që i përshtatet profilit të tyre, punëdhënësi subvencionohet me financim deri në 6 paga dhe 12 muaj të kontributeve shoqërore e shëndetësore.
Por si funksionon Programi i Punësimit?
Ministri Gonxhja, bën të ditur se për t’u ardhur në ndihmë personave që kanë vështirësi dhe pengesa të tjera për të filluar një punë, ky program ofron subvencionim për shpenzimet e transportit dhe ndjekjen e çerdhes ose kopshtit të fëmijëve në ngarkim. Ndërsa, për personat me aftësi të kufizuar programi subvencionon edhe përshtatjen e vendit të punës.
Subjektet apo punëdhënësit mund të aplikojnë si biznes në e- Albania në shërbimin “Aplikim për programe të nxitjes së punësimit “, për të përfituar nga ky program. Ndërkohë individët mund të aplikojnë si punëkërkues në e-Albania në shërbimin “Aplikim si punëkërkues”.
Programi i punësimit synon të lehtësojë integrimin e personave të papunë në tregun e punës, duke krijuar një lidhje mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve përmes subvencionimit të pagave dhe kontributeve.
Sondazh

Rama: Çelja e negociatave, konstatim i progresit në rritjen e barazisë para ligjit
Në Ministrinë e Brendshme u prezantua sot anketimi i financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë......

Shqiptarët “braktisin” freksionin/ Mjetet e reja, rreth 66% e tyre janë me kambio automatike
Ndërkohë që në total, autoveturat me kambio manuale zënë rreth 56.2% të totalit, krahasuar me ato me kambio automatike apo gjysëm automatike, gjatë viteve të......

Anketimi për sigurinë dhe besimin tek Policia e Shtetit: 82% e të anketuarve ndihen “të sigurt” ose “shumë të sigurt”
Ministria e Brendshme prezantoi sot anketimin e financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë dhe......

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentave mes Kosovës dhe Italisë!
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 29 janar, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes reciproke për......

Menaxhimi i mbetjeve/ Kumbaro: Përafrim i kuadrit ligjor me BE-në. Rehabilitimi i Vjosës është qëllimi kryesor!
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro paraqiti sot në Kuvendin e Shqipërisë, projektligjin për të cilin ajo është nismëtare dhe që synon......

Informaliteti pagave/ DPT: Mbi 143 mijë punonjës kanë përfituar rritje të pagës!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se Aksioni i Administratës Tatimore kundër Informalitetit të Pagave ka sjellë rezultate domethënëse, duke ndikuar......

Trump kërcënon me tarifa 100% për të bindur vendet e BRICS që të zëvendësojnë dollarin amerikan!
Presidenti Donald Trump paralajmëroi vendet anëtare të BRICS që të zëvendësojnë dollarin amerikan si monedhë rezervë duke përsëritur një kërcënim prej 100%......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë i paqëndrueshëm duke u blerë sot me 95.3 lekë dhe duke u shitur me 96.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......