“Integrimi në BE, vetëm përmes reformave” - Kallas: Duhet bashkëpunim me të gjitha palët, Rama: Të mbyllim negociatat në 2027
“Shqipëria e ka vendin në Bashkimin Evropian, por nuk ka rrugë të shkurtër veç zbatimit të reformave”. Nga Tirana, shefja e diplomacisë së BE, Kaja Kallas përsëriti disa herë nevojën jo vetëm për ndërmarrjen e reformave, por edhe për zbatimin e tyre.
Po ashtu, ajo iu përgjigj pyetjes mbi partinë që mund të anëtarësojë vendin tonë, duke theksuar se procesi i integrimit kërkon bashkëpunimin e të gjitha palëve.
Ndërkaq, Rama ritheksoi ambicien për të përfunduar negociatat deri në 2027.
“Unë vij nga një vend që e ka kryer rrugëtimin e vet drejt BE dhe është tashmë shtet anëtar dhe është e qartë që në këtë rrugëtim, duhet në fakt të bashkëpunimi i të gjitha palëve sepse për këtë duhen disa reforma shumë të vështira që duhen zbatuar plotësisht dhe për këtë duhet mbështetje, përkrahje plotë. Ajo që kuptoj unë këtu, është që në Shqipëri të gjithë qytetarët e kanë dhënë mbështetjen e tyre, përkrahjen e tyre për rrugëtimin e Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj në BE, pra një mbështetje e gjerë dhe kjo është një gjë që shqiptarët duan ta arrijnë dhe për këtë duhen reforma të vështira që kërkojnë mbështetjen e të gjithëve në shoqëri, sepse ky është objektivi përfundimtar, pra jo vetëm thjesht reformat, por edhe zbatimi i tyre që kërkon mbështetjen e plotë të partive politike”, - tha Kallas.
“Natyrisht që, pjesa jonë është që të përmbyllim negociatat me sukses, deri në fund të 2027-ës. Ne jemi shumë të përgatitur për ta bërë këtë dhe po punojmë çdo ditë për këtë. Ambicia është që brenda vitit të hapim të gjithë kapitujt dhe e përsëris kur them ambicia, nuk është ambicia jonë, është pjesë e planit të dakordësuar dhe në momentin që të gjitha këto bëhen realitet, nuk ka asnjë pengesë”, - tha Rama.
Përveç procesit të anëtarësimit dhe mbështetjes financiare nga BE, në fokus të diskutimve gjatë takimit në Tiranë ishin edhe zhvillimet në rajon, ndërsa u theksua se po thellohet bashkëpunimi në sektorin e sigurisë.
Sondazh

Balluku: Së shpejti paraqesim projektin e Hekurudhës së Kombit
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi sot se marrëveshja e nënshkruar me BEI për financimin e......

“Shqipëria, më afër BE-së” - Dialogu për sigurinë, Hasani: Pasqyron progresin e vendit
U zhvillua sesioni i parë i Dialogut për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Shqipëri. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh......

BE i ofron Indisë tarifa “zero” për makinat - Por, Nju Delhi kërkon ulje graduale për të mbrojtur prodhuesit vendas
Bashkimi Evropian dëshiron që India të eliminojë tarifat për importet e makinave sipas një marrëveshjeje tregtare që ka mbetur pezull prej kohësh.......

Bulmeti “mban mbi shpinë” barrën e çmimeve/ Inflacioni ngjitet në 2.1% në Mars. Argëtimi vazhdon të kushtojë më shtrenjtë
Inflacioni në vend për muajin Mars ka prekur një vlerë prej 2.1%, nga 1.9% që regjistrohej në muajin e dytë të vitit aktual. Ndërkohë, rënia regjistrohet......

“BE duhet të blejë 350 mld USD energji amerikane” - Trump vendos kushtet për të lehtësuar tarifat ndaj bllokut
Bashkimi Evropian do të duhet të blejë 350 miliardë dollarë energji amerikane për të lehtësuar tarifat gjithëpërfshirëse, tha presidenti i SHBA-së Donald......

Ndikimi i tarifave tregtare të Trump mbi Shqipërinë/ Rama: “Nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me atë temë”
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas......

Zhvillimi i zonës së Cirkut të Tiranës – Përzgjidhet studioja fituese (FOTOT)
Studioja arkitekturore franceze L’AUC u shpall fituesja për vizionin e zhvillimit të zonës qendrore të Tiranës, e njohur për qytetarët si zona e......

Sa preferohen paketat internet, telefoni dhe TV? - AKEP: Shtohen familjet që paguajnë për shërbime të integruara
Më shumë shqiptarë po zgjedhin të paguajnë për një paketë të integruar me internet, telefoni dhe televizor. Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i......