Integrimi në BE - Së shpejti hapet grupkapitulli katër për Shqipërinë
Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian dhe brenda muajit qershor pritet të hapë grupkapitullin e katërt.
"Sot, më 11 qershor 2025, pasi ka konstatuar se Shqipëria është mjaftueshëm e përgatitur për të hapur negociatat, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, autorizoi Presidencën e BE-së dhe Presidenca Polake i dërgoi sot letrën Shqipërisë ku i kërkon të paraqesë pozicionin e saj negociues mbi katër kapitujt e përfshirë në Grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Pozicioni negociues do t’i paraqitet Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila do të organizohet në një datë që do të shpallet së shpejti nga Presidenca e Këshillit të BashkimitEvropian.
Kapitujt e Grupkapitullit 4 përfshijnë fusha shumë të rëndësishme për ekonominë, biznesin dhe që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit.
Kapitulli 14, i cili trajton politikën e transportit, synon përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore e hekurudhore;
Kapitulli 15 lidhet me sektorin e energjisë dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji;
Kapitulli 21 fokusohet te rrjetet trans-evropiane dhe ndërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së, si pjesë e rëndësishme e Korridoreve Evropiane;
ndërsa Kapitulli 27 vlerëson mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike, përmes standardeve të larta të BE-së.
Përmes negociatave të këtyre kapitujve, Shqipëria pritet të bëjë hapa konkretë drejt ndërtimit të rrugëve më të sigurta dhe moderne, përmirësimit të ndërlidhjes rajonale dhe evropiane, garantimit të furnizimit me energji të pastër dhe të përballueshme, si dhe mbrojtjes së mjedisit për gjeneratat e ardhshme.
Ky është një investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë dhe transformimin e pandalshëm të ekonomisë shqiptare në rrugën drejt familjes evropiane.
Ky vendim i Bashkimit Evropian konfirmon ecurinë e suksesshme të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. Ai është një tregues i qartë i përparimit të prekshëm në përmbushjen e reformave ekonomike, i përgatitjes dhe aftësive të të gjitha institucioneve shqiptare dhe aktorëve ekonomik, si dhe Ekipit Kombëtar të Negociatave për anëtarësim, por njëkohësisht përforcon besimin se Bashkimi Evropian mbështet një proces zgjerimi të drejtë dhe të besueshëm, të bazuar në rezultate konkrete, të matshme dhe përmbushje të standardeve evropiane", thuhet në njoftim.

“IA” nxit konsumin e energjisë në nivele rekord - Qendrat e të dhënave do të rrisin ndjeshëm kërkesën në SHBA
Qendrat e të dhënave, që kërkojnë shumë energji për të furnizuar inteligjencën artificiale dhe kriptovalutat, do ta shtyjnë konsumin e elektricitetit në SHBA......

BB ul parashikimet e rritjes globale - Shkak, barrierat tregtare dhe pasiguria politike
Banka Botërore uli parashikimet e rritjes ekonomike globale, duke përmendur tensionet e larta tregtare dhe pasigurinë politike si faktorë kryesorë. Trazirat......

Mbi 8400 aplikime online për leje ndërtimi/ Gjatë 5 muajve, Marsi dhe Prilli shënojnë numrin më të lartë
Sektori i ndërtimit në Shqipëri vijon të tregojë shenja të forta dinamike dhe interesi të lartë nga qytetarët dhe investitorët. Sipas të dhënave të......

Itali, makinat me naftë Euro 5 “dalin në pension” - Disa rajone do të kufizojnë qarkullimin e tyre për të reduktuar emetimet
Nga 1 tetori i ardhshëm, makinat me naftë që përmbushin standardin Euro 5 nuk do të jenë më në gjendje të qarkullojnë lirisht në Lombardi, Piemonte, Veneto......

Tejkalojmë BE për energjinë nga hidrocentralet - Raporti i OECD: Shqipëria, intensitetin më të ulët të emetimeve të karbonit
Shqipëria jo vetëm që kryeson rajonin në drejtim të përafrimit dhe zbatimit të legjislacionit me Bashkimin Evropian për kapitujt që lidhen me Agjendën e......

Barcelona planifikon zgjerimin e aeroportit - Investimi prej 3.2 miliardë eurosh do të rrisë ndjeshëm kapacitetin
Katalonja ka dhënë miratimin që operatori i aeroportit Aena të kryejë një zgjerim prej 3.2 miliardë eurosh të aeroportit Barcelonë-El Prat, u tha gazetarëve......

“Linjë hekurudhore edhe mes qyteteve” - Raporti vjetor i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit për infrastrukturën
Projekti hekurudhor Tiranë-Durrës dhe lidhja me aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza", konsoderohen si histori suksesi për Shqipërinë. Sekretariati i ......

Migrantët e dëbuar nga SHBA, drejt Kosovës? - Zëdhënësi i Qeverisë, Kryeziu: Deri 50 persona në një vit
Qeveria në detyrë e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (REL) se ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,......