Shqipëria Postuar më 23 Shtator 2025, 11:06

Integrimi në BE po shpejtohet nga inteligjenca artificiale/ Mbi 100 mijë faqe të acquis me përkthim automatik dhe tabela përputhshmërie

Nga Ledina Elezi

Integrimi në BE po shpejtohet nga inteligjenca artificiale/ Mbi 100

Për t'u anëtarësuar, Shqipëria duhet fillimisht të përafrojë legjislacionin e saj me atë të Bashkimit Evropian. Harmonizimi i legjislacionit kërkon vite kohe dhe kapacitete njerëzore të mjaftueshme për ta realizuar, duke marrë parasysh faktin se sa voluminoze është acquis e BE (pra e gjithë trupa e legjislacionit të saj).

Si rrjedhojë, për të shpejtuar kohën e përafrimit të legjislacionit të saj me atë të Bashkimit Evropian, zvogëluar kostot dhe lehtësuar punën e ekspertëve, Shqipëria po përdor inteligjencën artificiale.

Me mbi 100 mijë faqe, EU acquis përfshin traktatet dhe ligjet e BE-së, deklaratat dhe rezolutat, marrëveshjet ndërkombëtare mbi çështjet e BE-së dhe vendimet e dhëna nga Gjykata e Drejtësisë. Të gjitha këto kërkojnë përkthim dhe përafrim manual nga ana e ekspertëve ligjorë dhe specialistëve të integrimit.

Përmes inteligjencës artificiale, këto funksione do të automatizohen. AI do të shërbejë si asistent inteligjent gjatë gjithë procesit të transpozimit, duke i lejuar administratës të rrisë efikasitetin operacional dhe të lehtësojë ngarkesën e punës.

Përkthimi i akteve ligjore kryhet automatikisht duke përdorur përpunimin natyror të gjuhës, duke arritur një shkallë saktësie mbi 97% dhe zvogëluar kështu ndjeshëm nevojën për përkthim manual.

Pas përfundimit të përkthimit, inteligjenca artificiale do të gjenerojë një tabelë përputhshmërie, pra ai analizon automatikisht përputhshmërinë me legjislacionin shqiptar, identifikon mospërputhjet dhe bën një krahasim të ligjeve. Megjithatë, njeriu mbetet i pazëvendësueshëm. Inteligjenca artificiale do të përdoret vetëm për të përforcuar rolin e ekspertëve.

Deri në fund të këtij viti pritet të hapen negociatat edhe për grupkapitullin e fundit me Bashkimin Evropian, ndërsa synohet që të mbyllen brenda dy vitesh, dhe inteligjenca artificiale do t'i shërbejë këtij qëllimi.  

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat