Integrimi në BE, kosto të shtuara për biznesin/ Jaka, sipërmarrjes: Merrni masa! Zusi: Fatura të ndahet në tre pjesë
Bizneset shqiptare dhe doganat do duhet të bëhen gati deri në vitin 2030 për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në forumin e përbashkët, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, theksoi se ky proces ka sfida siç janë investimet në burime njerëzore dhe teknologji, por ka edhe përfitime në lehtësimin e tregtisë, eliminimin e burokracive dhe uljen e kostove administrative për sipërmarrjet.
“Vizioni është që deri në vitin 2030, Shqipëria të ketë një sistem doganor që funksionon sipas të njëjtave standarde, procedurave dhe teknologji si vendet anëtare të BE-së, duke ofruar shërbime të shpejta, të sigurta dhe efikase për qytetarët dhe bizneset”.
Por ky proces shoqëroret me kosto për bizneset për shkak të standardeve më të larta që duhet të zbatojnë.
“Integrimi është sfidë edhe për sipërmarrjen. Ne duhet të jemi gati që të jemi në hapin e duhur dhe standardin e duhur për t’u përfshirë në tregun e madh te BE. Jam i bindur që sipërmarrja është përgatitur për kostot që ka anëtarësimi në BE, pasi ky hap mund të bëhet sukses për disa por nga ana tjetër mund te sjelle sfida”- u shpreh Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë, Tiranë.
Ndërsa bizneset kërkojnë që fatura që bie mbi bizneset të llogaritet saktë dhe të ndahet midis tre palëve.
Takimi është në vijim të forumeve me biznesin për shkak se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të procesit të integrimit evropian që kërkon edhe bashkëpunimin e komunitetit të biznesit.

Mjedisi, a mbyllen dot negociatat në 2027? Nika: Kapitull i vështirë, për të arritur standardet e BE-së duhet shumë kohë
“Kapitulli 27 është një nga më sfiduesit, më të kushtueshmit dhe një nga kapitujt që për t’u mbyllur do të duhet kohë, energji dhe ekspertizë”. Eksperti i......

Rënia e euros “trazon” bilancin tregtar/ Në tetë muaj eksportet përfaqësojnë diçka më pak se gjysmën e vlerës së importeve
Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instat dhe të analizuara nga “Scan Intel” tregojnë një zhvillim të rëndësishëm në bilancin tregtar të vendit gjatë......

Objektivat e qeverisë për punësimin e të rinjve/ Muça: Duhen incentiva që sektori privat të rrisë pagat
Qeveria shqiptare synon që në 4-vjeçarin e ardhshëm, të krijojë një treg pune më dinamik dhe gjithëpërfshirës, duke hartuar politika punësimi, rritje pagash,......

Shqipëria, qendër e industrisë ushtarake në rajon/ Cilat do të jenë investimet në mbrojtje gjatë 4 viteve të ardhshëm?
Brenda 4 viteve të ardhshëm, Shqipëria pritet të kthehet në një qendër rajonale të industrisë së mbrojtjes. Ky është objektivi i qeverisë së re, për......

Central eolik 603.9 MW në Tropojë/ Aplikimi në MIE, nuk përfiton nga masat mbështetëse
Shoqëria “ERALB INVEST”, që synon të ndërtojë një park të madh eolik në vend, ka paraqitur zyrtarisht aplikimin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe......

Shqipëria, me rritje të lehtë të bizneseve të reja-Tremujori i dytë/ Regjistrimet u zgjeruan me 1.4%
Eurostat ka publikuar disa të dhëna në lidhje me situatën e përgjithshme të regjistrimeve të bizneseve të reja, për tremujorin e dytë të vitit 2025. Sipas......

Integrimi në BE po shpejtohet nga inteligjenca artificiale/ Mbi 100 mijë faqe të acquis me përkthim automatik dhe tabela përputhshmërie
Për t'u anëtarësuar, Shqipëria duhet fillimisht të përafrojë legjislacionin e saj me atë të Bashkimit Evropian. Harmonizimi i legjislacionit kërkon vite kohe......

Investimet globale në energjinë e rinovueshme/ U rritën me 10% në vitin 2025. Kina dhe Evropa ishin tregjet më të mëdha
Investimet në energjinë e rinovueshme kanë vazhduar të rriten në të gjithë botën, pavarësisht lëvizjeve të Donald Trump për të anuluar projektet me karbon të......