Integrimi në BE, hapet grupkapitulli 4 Kos: Reformat nuk janë të lehta, por presim rezultate. Rama: E kemi vendin në Evropë
Shqipëria ka zhvilluar në Bruksel Konferencën e 6-të ndërqeveritare me BE-në, duke hapur negociatat për grupkapitullin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Ky grupkapitull përfshin fusha kyçe si tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit, energjia e pastër, ndërlidhja e qëndrueshme e transportit, të cilat janë në qendër të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane dhe prioriteteve strategjike të BE. Në konferencën e përbashkët të kryeministrit Edi Rama me Marta Kos, Komisionere Europiane për Zgjerimin dhe Marie Bjerre, ministre e Çështjeve Europiane, u vu theksi te përparimi i bërë deri më tani me hapjen e grupkapitujve, ndonëse reformat që do duhet të ndërmerren nuk janë të lehta.
Ndërkaq, Kos theksoi se tashmë priten rezultate, në mënyrë që vendi ynë të jetë në gjendje të përmbyllë negociatat në vitin 2027.
Në fjalën e tij, Rama e konsideroi kapitullin 27 të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike, që është pjesë e këtij grupkapitulli, nga më të vështirët. Për këtë arsye, sipas tij struktura e re e qeverisë ka një ministri të dedikuar vetëm për këtë sektor.

Interesi i investitorëve të huaj për Shqipërinë është në rritje/ Nga janari janë regjistruar 32 degë të reja biznesesh ndërkombëtare
Që prej fillimit të vitit 2025, Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të interesit të investitorëve të huaj, me hapjen e 32 degëve të reja të bizneseve......

Lufta tregtare, SHBA sfidon Kinën për portet/ Synon të dobësojë kontrollin e Pekinit mbi rrjetin detar global
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një mision për të dobësuar rrjetin global të porteve që kontrollohen nga Kina. Synimi është që......

Konferenca ndërqeveritare në Bruksel, Marta Kos: Vizioni ynë, mbyllja e grupkapitujve në fund të 2027
Gjatë Konferencës që u mbajt sot në Bruksel zgjerim Marta Kos sqaroi për publikun se vizioni është që këto grupkapituj të mbyllen me sukses deri në fund të......

Spanja “eliminon” 53,000 apartamente turistike/ I transformon në banesa të përhershme për vendasit
Qeveria e Spanjës ka njoftuar heqjen e rreth 53,000 apartamenteve turistike nga Regjistri i Vetëm i Qirave Turistike dhe Sezonale, me qëllim që këto njësi të......

Rritet përdorimi i shërbimeve elektronike në e-Albania/ Vërtetimi online i detyrimeve financiare, 189 mijë aplikime vetëm në 2025
Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e aksesit të qytetarëve dhe subjekteve në shërbime publike, platforma shtetërore e-Albania ka regjistruar një......

Negociatat për ‘Agjendën e Gjelbër’ në Bruksel, Rama: E dimë që ka sfida por nuk ka rrugë tjetër
Kryeministri Rama ndodhet në Bruksel për hapjen e 4 kapitujve, ku menjëherë pas takimit ai po mban një konferencë së bashku me Komisioneren Europiane për......

‘Agjenda e Gjelbër’ në negociata me BE, në tryezë: Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane dhe Mjedisi e ndryshimet klimatike
Shqipëria hedh edhe një hap tjetër në rrugën e saj europiane. Në Bruksel sot happen për negocim edhe katër kapituj të tjerë, që njihen si Grupkapitulli IV.......

Negociatat me Brukselin, hapet klasteri 4 për Shqipërinë, “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”
Shqipëria zhvillon sot në Bruksel Konferencën e 6-të ndërqeveritare me BE-në, ku pritet të hapen negociatat për Klasterin 4 “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja......