Shqipëria Postuar më 13 Dhjetor 2024, 22:41

Integrimi i Shqipërisë/ Më 17 dhjetor, konferenca e tretë ndërqeveritare në Bruksel - Ja kapituj që hapen

Nga Alida Lula

Integrimi i Shqipërisë/ Më 17 dhjetor, konferenca e tretë

Bashkimi Evropian ka miratuar Pozicionin e përbashkët për Klasterin 6, që lidhet me Marrëdhëniet e Jashtme.
Presidenca hungareze e BE-së, ka njoftuar se më 17 dhjetor të mbahet konferenca e tretë ndërqeveritare me Shqipërinë në Bruksel.

''Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar Pozicionin e Përbashkët të BE-së për Klasterin 6: ''Marrëdhëniet e Jashtme'', duke hapur rrugën për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare me Shqipërinë më 17 dhjetor. Kjo konferencë, e dyta gjatë presidencës hungareze, pasqyron angazhimin e BE-së për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit për vendet kandidate"- thuhet në reagimin e Presidencës hungareze të BE-së.

Negociatat do hapen për Kapitullin 30 – Marrëdhëniet e jashtme dhe Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes.

Në një reagim ambasadori Ferit Hoxha, e cilëson moment historik.

''Nga fjalët në vepra! Një tjetër moment historik në rrugën tonë të integrimit në BE. Takimi i Tretë i Konferencës së Aderimit do të zhvillohet më 17 dhjetor 2024, duke hapur negociatat për kapitujt 30 dhe 31. Faleminderit Presidencës hungareze të BE dhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së për mbështetjen dhe besimin"- shkruan z. Hoxha, ambasadori i Shqipërisë në BE.

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.
Zhvillimi i Konferencës Ndërqeveritare më 17 dhjetor, pritet të shënojë një moment vendimtar për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat