Shqipëria Postuar më 2 Qershor 2026, 14:38

“Integrimi hyn në fazën më kërkuese” - Rama me Presidentin e KiE: Domosdoshmëri të fillojmë mbylljen e kapitujve

Nga Fabjona Pasho

“Integrimi hyn në fazën më kërkuese” - Rama me

Kryeministri Edi Rama priti këtë të martë në Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare tha se procesi i integrimit është sfidues, por duhet të vijohet me të njëjtin ritëm për plotësimin e kushteve.

“Dhe po ashtu ne ndajmë plotësisht me presidentin bindjen se pjesa kryesore e punës sonë tonë këtu mbetet puna jonë. Që do të thotë ne kemi detyra për të përmbushur, jo për hir të Brukselit, apo të Berlinit, apo të Parisit, por për hir të përmirësimit të performancës së shtetit, të institucioneve, të pushteteve të pavarura në Shqipëri dhe sigurisht që tani në këtë fazë theksi kryesor është zbatimi i atyre reformave që janë kryer me sukses apo i gjithë këtyre ligjeve që do vazhdojnë të hyjnë në trupin e organizmit ligjor të Shqipërisë nga “acquis communautaire” apo trupi ligjor i BE.

Natyrisht që është një proces me shumë sfida. Me të drejtë Presidenti na ka sugjeruar që të rrisim përpjekjet për të njohur publikun e gjerë me të gjitha këto sfida që shoqërojnë çdo hap që ne hedhim përpara”, tha Rama.

Ndërkaq, Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Kosta  ëvlerësoi progresin e Shqipërisë dhe përmbushjen e piketave të ndërmjetme për kapitujt themelorë.

“Javën e shkuar, ashtu siç u konfirmua, pra edhe në konferencën ndërqeveritare, ne pamë ecurinë e Shqipërisë dhe Shqipëria në fakt ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grupkapitullin e parë për çështjen e “Themelore”-ve.

Kjo tregon që shtetet anëtare kanë kuptuar dhe vlerësuar angazhimin e Shqipërisë për të vijuar dhe për të ecur përpara më tej në anëtarësimin dhe rrugëtimin e saj, pra drejt BE dhe ky është fillimi i një faze të radhës, një faze tjetër e cila është impenjative, e cila do të përqendrohet tek çështja e zbatimit dhe tek historiku që do të ketë Shqipëria. Pra anëtarësimi në BE është shumë më shumë sesa thjeshtë të jesh pjesë e një tregu unik. Do të thotë që ti bëhesh pjesë e një bashkimi politik, i cili është ndërtuar në bazë të disa vlerave të përbashkëta dhe të zgjedhjeve të rëndësishme strategjike”, tha Costa.

Gjatë konferencës, Rama u pyet lidhur me çështjen e Zvërnecit, për të cilën tha se Shqipëria nuk do i thotë 'jo' një projekti madhor, me investitorë që do i sjellin vendit një projekt 4 miliardë euro.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat