Shqipëria Postuar më 10 Tetor 2025, 14:09

 “Integrimi evropian do të krijojë mundësi të reja për tregtinë dhe investimet” - Guvernatori Sejko në  Konferencën Shkencore Ndërkombëtare

Nga Ledina Elezi

 “Integrimi evropian do të krijojë mundësi të

Rritja e produktivitetit, përshtatja me risitë teknologjike (përfshirë këtu dhe zhvillimin e madh të inteligjencës artificiale e digjitalizimit) si dhe kufizimet në burime, veçanërisht ato që lidhen me tregjet e punës janë disa nga sfidat strukturore me të cilat duhet të përballet Shqipëria në horizontin afatgjatë.

Kështu është shprehur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare, me temë “Ndryshimet demografike dhe dinamika e tregut të punës - sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Shqipëri, Kosovë dhe rajon”, të organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Sejko tha se integrimi evropian do të krijojë mundësi të reja për tregtinë, investimet dhe konvergjencën institucionale. Megjithatë, përvojat që tashmë kemi nga zgjerimet e mëparshme tregojnë se ky integrim mund të përshpejtojë lëvizshmërinë e fuqisë punëtore, veçanërisht të të rinjve dhe punonjësve të kualifikuar, drejt vendeve anëtare me ekonomi më të zhvilluara.

Guvernatori theksoi se në Shqipëri, si rezultat i kushteve të favorshme të kursit të këmbimit dhe qëndrimeve të duhura të politikës monetare, inflacioni qëndron pranë objektivit të bankës qendrore. Megjithatë, në harkun kohor afatmesëm apo afatgjatë, ndryshimet strukturore në tregun e punës mund të shkaktojnë presione inflacioniste.

Deficiti strukturor i vazhdueshëm i fuqisë punëtore, i shoqëruar me plakjen e popullsisë, emigracionin dhe mospërputhjen e aftësive, mund të shkaktojë rritje të pakthyeshme të pagave, veçanërisht nëse nuk shoqërohet edhe me rritje të produktivitetit. Në afat të gjatë, këto dinamika demografike ushtrojnë presion, duke kufizuar kapacitetin e politikës monetare për të stimuluar aktivitetin ekonomik. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat