“Integrimi ekonomik ka filluar nëpërmjet sistemeve të pagesave” - Guvernatori Sejko, në konferencën organizuar nga Banka Kombëtare e Kroacisë dhe FMN
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë të organizuar nga Banka Kombëtare e Kroacisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, me temë “Rritja dhe qëndrueshmëria në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL), në një botë më të fragmentuar”, në Dubrovnik, Kroaci.
Në këtë takim dyditor u zhvillua fillimisht një tryezë e rrumbullakët me Drejtoren e Përgjithshme të FMN-së, zj. Kristalina Georgieva, ku morën pjesë Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të EQLJL-së.
Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet kryesore makroekonomike të vendit, ku theksoi se ekonomia shqiptare ka pasur një trend pozitiv zhvillimi. Kështu, gjatë vitit 2024: rritja ekonomike shënoi 4%; norma e papunësisë ishte pranë niveleve minimale historike, e shoqëruar me rritje të shpejtë të pagave në sektorin privat; inflacioni rezultoi në nivelin 2.2%, nga 4.8% në 2023; ndërkohë rritja e kreditimit arriti 16.7%.
Kjo rritje ekonomike e vendit u mbështet kryesisht nga rritja e të ardhurave nga turizmi, i cili pritet të vijojë të jetë promotor i zhvillimit ekonomik të vendit. Nga ana tjetër, sistemi financiar ka vijuar mbështetjen e tij, nëpërmjet kreditimit të qëndrueshëm dhe kushteve financiare akomoduese. Rritja e kredisë vijon të ketë një bazë të gjerë dhe diversifikim të lartë në përdorim, ku spikat rritja e shpejtë e kredisë për investime.
Stabiliteti i sistemit financiar, si dhe përmirësimi i treguesve të qëndrueshmërisë fiskale janë pasqyruar në një përmirësim të mëtejshëm të renditjes së rrezikut të borxhit sovran të Shqipërisë nga agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit.
Në fjalën e tij, ndër të tjera, Guvernatori Sejko u shpreh se Shqipëria po bën përparim të qëndrueshëm drejt integrimit evropian, duke dëshmuar angazhim të vazhdueshëm në përmbushjen e kritereve të nevojshme për anëtarësim. Në këtë kuadër, janë hapur negociatat për një sërë grup-kapitujsh, zhvillim ky që reflekton vlerësimin pozitiv të Bashkimit Evropian për reformat e ndërmarra nga Shqipëria dhe përkushtimin e saj ndaj standardeve evropiane. Nga ana tjetër, hapja e negociatave për një grup kapitujsh përbën një hap konkret në rrugën e anëtarësimit, por dhe një nxitje të mëtejshme për thellimin e reformave.
Guvernatori Sejko theksoi se, në Shqipëri, integrimi ekonomik ka filluar nëpërmjet sistemeve të pagesave. Përtej modernizimit të sistemit të pagesave në vetvete, integrimi me një treg më të gjerë evropian, do të sjellë përfitime për ekonominë reale. Falë pjesëmarrjes në Tregun Unik të Pagesave në Euro - njohur ndryshe si SEPA - po vendosen themele të sigurta për përshpejtimin e shkëmbimeve në planin ekonomik, me vendet e rajonit dhe me ato të Bashkimit Evropian. Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të japë kontributin e saj në procesin e integrimit me vendet e BE-së, me përkushtim dhe profesionalizëm.
Nga ana e saj, zj. Georgieva vlerësoi performancën e Shqipërisë në kuadrin makroekonomik, duke theksuar progresin e arritur në fusha kyçe si reforma institucionale dhe përmirësimi i klimës së biznesit. Në të njëjtën kohë, ajo siguroi mbështetjen dhe vazhdimësinë e asistencës teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj ndihme për të garantuar suksesin e reformave të planifikuara në vijim dhe procesin e integrimit evropian.
Gjatë takimit u diskutua gjerësisht dhe mbi rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së bankave qendrore, si një element thelbësor në forcimin e besimit të publikut dhe investitorëve në sistemin financiar. Drejtoresha e Përgjithshme e FMN-së theksoi se mbrojtja e kësaj pavarësie shërben mbi të gjitha si një faktor kyç në garantimin e stabilitetit makroekonomik dhe integrimin e vendit.
Mendimi juaj

Dollari, drejt rënies së pestë mujore radhazi - Vendimet gjyqësore mbi tarifat dhe borxhi fiskal, shkaktarët kryesorë
Dollari amerikan u lëkund të premten, duke shkuar drejt rënies së pestë mujore radhazi, ndërsa tregtarët përgatiten për pasiguri të mëtejshme rreth politikës......

Bashkë kundër krimeve me kriptomonedhat – Antimafia italiane do të trajnojë oficerët e policisë shqiptare
Antimafia italiane do të trajnojë oficerët e policisë shqiptare për të luftuar veprimtarinë kriminale në fushën e kriptomonedhave. Kjo u bë me dije gjatë......

Tirana “zbulon” botën e kriptos - “Balkans Crypto 2025”, organizatori: Frikë nga risitë, por përdorimi po rritet
“Është koha që paratë të fillojnë të qarkullojnë. Sapo paratë nisin të lëvizin, gjithçka ndryshon – njerëzit pasurohen.” Kështu shprehet CEO i platformës......

Tarifat “rëndojnë” mbi kompanitë globale - Korporatat kanë humbur mbi 34 mld USD për shkak të kostove të larta
Lufta tregtare e Presidentit Donald Trump u ka kushtuar kompanive më shumë se 34 miliardë dollarë në humbje shitjesh dhe kosto më të larta, sipas një analize......

Brezi digjital përballë lidereve të biznesit - Si do të jetë e ardhmja e teknologjisë në sipërmarrjet shqiptare?
Inovation festival, bashkoi sipërmarrësit më aktivë, për të bërë një diskutim mbi të ardhmen dixhitale, nga ku brezi i ri dhe jo vetëm, takohet me liderat e......

Rrugë për turizmin natyror - Lidhet kontrata 2 mln euro për akse përreth zonës Shkodër-Velipojë
Përmirësimi i ofertës turistike në zonën Shkodër – Velipojë përmes investimeve në infrastrukturën rrugore është në fokus të një kontrate të lidhur së fundmi......

Paguam 4.6 mld lekë për sigurimin e makinës - AMF: Në 4 muaj, të gjitha produktet përjetuan rritje të primeve
Të ardhurat e kompanive të sigurimit nga paratë që japin shqiptarët për sigurimin e makinës arritën në 4.6 miliardë lekë në fund të katërmujorit. Të dhënat......

Si i "mbyti" Kina 75 vende me miliarda USD borxhe - Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës "Një Brez, Një Rrugë"!
Me një "pushkë në kokë" janë vendet më të prekshme ekonomikisht në botë, të cilave po u kërkohet të kthejnë shuma të paimagjinueshme parash në Kinë nga......