Shqipëria Postuar më 19 Shtator 2025, 16:53

INSTAT: Në vitin 2025 mbi 10% e shitblerjeve u bënë me tregtinë online

Nga SCAN TV

INSTAT: Në vitin 2025 mbi 10% e shitblerjeve u bënë meINSTAT: Në vitin 2025 mbi 10% e shitblerjeve u bënë me

Tregtia online po zë gjithnjë e më shumë hapësirë edhe në Shqipëri. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT më shumë se 10 për qind e xhiros tregtare në vend është bërë nëpërmjet blerjeve dhe shitjeve online. Sipas INSTAT “Gjatë vitit 2025 vlera e xhiros së realizuar nga shitjet online rezultoi 10,1% duke pësuar një rritje prej 0,6%, në krahasim me vitin 2024. Peshën më të madhe të xhiros së realizuar e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e tregtisë me shumicë dhe pakicë me 46,1% dhe aktivitetet e Informacionit dhe Komunikimit me 16,5 %.

Të detajuara shifrat sipas ndërmarrjeve rezulton se gati një në trë kompani e përdorin tregtinë online për të blerë ose shitur produktet e tyre. Sipas INSTAT: Në vitin 2025, 28,0 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte ose shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve. Krahasuar me vitin 2024 numri i ndërmarrjeve të përfshira në tregtinë online është rritur me 3,5 %. Sipas të dhënave të detajuara “Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e Akomodimit dhe Shërbimit Ushqimor me 48,2 %, pasuar nga aktivitetet Profesionale, Shkencore dhe Teknike me 44,8 % dhe aktivitetet e Informacionit dhe Komunikimit me 43,3%”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat