Shqipëria Postuar më 18 Korrik 2025, 10:59

INSTAT: Afro 56% e eksporteve, drejt vendeve të BE-së!

Nga Edel Strazimiri

INSTAT: Afro 56% e eksporteve, drejt vendeve të BE-së!

Referuar raportit të INSTAT, në periudhën janar – qershor 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së shënojnë 67,2% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,2% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë në këtë periudhë janë: Italia (27,1%), Kina (9,1%), Greqia (7,6%) dhe Turqia (7,1%).

Ndërsa në qershor 2025, sipas INSTAT, eksportet drejt vendeve të BE-së zunë 67,4% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zunë 50,7% të importeve.

Partnerët kryesorë tregtarë gjatë këtij muaji veçohen: Italia (26,5%), Kina (11,4%), Greqia (7,3%) dhe Gjermania (7,0%).

Eksportet e mallrave në këtë gjashtëmujor arritën vlerën 203 miliardë lekëve, duke u rritur me 2,1%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 431 miliardë lekë, duke u ulur me 2,0%, krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa në qershor 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 miliardë lekë, duke u rritur me 1,9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0,6%, në krahasim me muajin maj 2025.

Kurse importet e mallrave arritën vlerën 77 miliardë lekë, duke u ulur me 0,2%, në krahasim me një vit më parë dhe me 1,5%, në krahasim me majin 2025.

Shqipëria 18 Korrik Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke pësuar rënie këtë mëngjes teksa është blerë sot me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.4 lekë sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat