INSTAT: 66% e të diplomuarve në arsimin e lartë janë femra - Biznesi dhe inxhinieria më të preferuarat nga studentët
Biznesi dhe inxhinieria mbeten ndër fushat më të preferuara të studimit për studentët shqiptarë që u diplomuan gjatë vitit akademik 2023-2024, sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave.
Më tej, sipas këtij raporti theksohet se, në vitin shkollor 2023-2024 u diplomuan në arsimin zyrtar 82.712 nxënës dhe studentë.
Në arsimin 9-vjeçar, nga 27.705 të diplomuar, 51,4% ishin meshkuj dhe 48,6% femra. Në arsimin e mesëm të lartë, u diplomuan 26.729 të diplomuar, 1.3 % më pak, krahasuar me vitin e kaluar akademik. Gjithashtu, në arsimin e mesëm të lartë profesional nga 3.174 të diplomuar, 82,7% ishin meshkuj dhe 17,3% femra.
Ndërkohë vihet re, se nga 28.193 studentë të diplomuar në arsimin e lartë, 65,8% ishin studente femra. Fusha “Biznes, administrim dhe ligj" është më e preferuara për femrat, me 25,9% të të diplomuarve femra. Nga ana tjetër, fusha "Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim" është më e preferuar nga meshkujt, me 25,2% të të diplomuarve meshkuj.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin akademik 2023-2024, u diplomuan në arsimin e lartë 28.193 studentë. Studentët e diplomuar në programet “Bachelor” përbëjnë 51,3 % e studentëve të diplomuar gjithsej, ndjekur nga programet “Master” me 43,1 %. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në këtë vit akademik, u diplomuan 18.555 studente femra ose 65,8 % e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë.
Analiza për secilën fushë të studimeve tregon se femrat në krahasim me meshkujt janë diplomuar më shumë në “Shkenca sociale, gazetari dhe informacion” (83,0 %), ndjekur nga “Shkenca arsimi” (81,7 %) dhe “Shëndet dhe mirëqenie” (78,9 %).
Nga ana tjetër, fushat në të cilat janë diplomuar më shumë meshkujt krahasimisht me femrat janë “Shërbime” (67,3 %), “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” (63,1 %) dhe “Teknologji e informacionit dhe komunikimit” me (56,2 %).
Sondazh

Arsimi profesional në rritje për nxënësit dhe mësimdhënësit - Cilat janë rezultatet e 12 mujorit të fundit?
Në një përpjekje për të forcuar dhe modernizuar arsimin profesional në vend, programi kombëtar “Arsimi i mesëm profesional” ka shënuar një vit të suksesshëm......

“Resorti në Sazan po dizenjohet”, investimi 1.4 mld dollarë - Jared Kushner: Po tërheqim disa nga markat më të mëdha në botë
Projekti për kthimin e ishullit të Sazanit në një vend ku do të pushtohet nga turistët nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump,......

Bisedime BE-SHBA në Romë - Palët diskutojnë mbi tregtinë, Ukrainën dhe mbrojtjen
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara mbajtën bisedime në Romë, ku temat kryesore ishin tregtia, mbrojtja dhe lufta në Ukrainë. Von......

Vota e diasporës/ Celibashi: Ka përfunduar vlerësimi dhe numërimi për 12 qarqet e vendit!
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore ka......

Java nis negativisht për Dollarin – Forcohen Paundi e Franga!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht sërish pasi në raport me javën që lamë pas është blerë sot me 87.2 lekë dhe është shitur me 88.4 lekë duke......

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leone XIV
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leone XIV, ku merrnin......

Pensionet me Italinë/ Rama: Nga 1 qershori 2025 nis zbatimi i marrëveshjes!
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes rrjeteve sociale se marrëveshja e pensioneve me Italinë nis zbatimin nga 1 qershori 2025. Rama shkruan se ”ky......

Celibashi: 9 kuti votimi nga diaspora të parregullta
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot në një konferencë për mediat nga Parku Olimpik, ku po numërohen votat e Diasporës, se 9......