Inspektoriati i Punës “zbret” në terren - Shtohen kontrollet ndaj ankesave, 16.7 milionë lekë masa administrative
Në katërmujorin e parë të 2025, Inspektoriati Shtetëror i Punës, ka kryer 3064 inspektime në subjekte, nga të cilat 89% e tyre janë inspektime të planifikuara dhe tematike, ndërsa 11% janë jashtë programimi, të cilat kanë ardhur si rezultat i ankesave, aksidenteve në punë apo në mënyrë rastësore.
Ndërkohë, referuar të dhënave, janë realizuar 243 inspektime ankese në subjekte, ku krahasuar me një vit më parë, rezultojnë 48 ankesa më shumë, ku presupozohet që kjo rritje të rezultojë drejtpërdrejtë me rritjen e ndërgjegjësimit.
Ndërsa, në përfundim të proceseve inspektuese, rezulton se 61% e ankesave, kanë shkuar për një nga dënimet administrative pezullim, paralajmërin ose gjobë, nga ku 78% e tyre janë zgjidhur në favor të punëmarrësve.
Shifrat për aksidente në punë, rezultojnë të jenë në të njëjtat nivele krahasuar me periudhën paralele të një viti më parë, ndërsa janë trajtuar 75 inspektime për aksidente në punë, ku vlen të theksohet se 100% e tyre kanë shkuar në një nga masat administrative.
Por cilat janë ndëshkimet administrative për këtë periudhë?
Masa Administrative janë rritur për 4 muajt e parë të 2025. Gjatë kësaj periudhë janë marrë 1174 ose 38% e subjekteve të inspektuara ose 39 më shumë se e njëjta periudhë një vit më pare. Më konkretisht janë, 322 masa urgjente pezullimi, 778 paralajmërim, 74 gjoba me vlerë 16 720 000 lekë.
Ndërsa, punëmarrës informal gjatë periudhës janar-prill, rezulton se janë 475 punëmarrës nga të cilët 460 ose 97 % e tyre janë futur në skemë brenda procesit të inspektimit nëpërmjet marrjes së masës urgjente pezullim. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kemi 15.6 % më pak.
Sondazh

Kufiri detar me Greqinë rikthehet në fokus - Athina, partner i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë
Në një artikull të fundit, gazeta greke “Ta Nea”, shkruan se, raundi i ri i konsultimeve midis Greqisë dhe Shqipërisë është hapur me çështjen e pezulluar të......

Evropianët zgjedhin trenat - Gjysma e qytetarëve preferojnë transportin hekurudhor para avionit
Udhëtimi me tren po përjeton një rilindje dhe evropianët janë pro këtij ndryshimi, sipas sondazhit të fundit. Një studim me 11,000 persona nga prodhuesi i......

Si duhet të deklarojnë hotelet gjatë sezonit? - Tatimet: Shmangni “paketat javore”, plotësoni faturat sipas shërbimeve
Ndërsa sezoni turistik veror ka nisur, Administrata tatimore u kërkon strukturave akomoduese, si hotele dhe bujtina, që të deklarojnë sipas ligjit net......

Objektivat për kursimin e energjisë - Sistem monitorimi dhe verifikimi digjital për të vlerësuar arritjen
Qeveria do të ngrejë një sistem monitorimi dhe verifikimi digjital për të vlerësuar arritjen e objektivave kombëtare të eficiencës së energjisë në nivel......

Rritje e përgjithshme në kursin e këmbimit - Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse duket ta ketë nisur fundjavën në qëndrueshmëri ka regjistruar një rritje të lehtë nga dita e djeshme pasi është blerë këtë mëngjes......

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3, Ministri Hasani: Rrugëtimi ynë drejt BE-së nuk ka qenë ndonjëherë kaq i qartë
Pasditen e sotme u zhvillua në Bruksel, Konferenca e 5-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, e cila miratoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me......

Aktiviteti i biznesit në Eurozonë tkurret në maj - Sektori i shërbimeve pëson rënie, ndërsa prodhimi stabilizohet
Aktiviteti i biznesit në Eurozonë u tkurr në maj për herë të parë këtë vit. Një ndër faktorët kryesorë të tkurrjes ishte sektori i shërbimeve, që pësoi rënie......

Kartat Blu: Cili vend i BE-së ofron pagën minimale më të lartë për punëtorët jashtë Bashkimit Europian?
Raporti i fundit mbi Kartat Blu tregon se Gjermania mirëpret më shumë punëtorë nga jashtë BE-së midis shteteve anëtare të bllokut. Berlini lëshoi rreth......