Shqipëria Postuar më 20 Maj 2026, 15:12

Inspektoriati i Punës, kontrolle në kantieret e strukturave turistike - Muçaj: Përvec ndërtimit, sektori i turizmit do të ketë mbi 2000 inspektime

Nga Diamila Leka

Inspektoriati i Punës, kontrolle në kantieret e strukturave turistike

Siguria në punë po kthehet në një nga prioritetet kryesore të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, veçanërisht në prag të sezonit turistik, kur intensiteti i punimeve në ndërtim dhe aktiviteti në shërbime rritet ndjeshëm. Në një intervisatë për Scan TV, kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Eljo Muçaj deklaroi se kanë nisur dhe fushata ndërgjegjësuese në kantieret e ndërtimit dhe subjektet që lidhen me turizmin.

“Ashtu siç edhe ju jeni në dijeni, inspektoriati i Punës prej gati 3-4 javësh ka nisur një fushatë në sektorin e ndërtimit, e cila ka të bëjë ekzaktësisht me ndërgjegjësimin dhe forcimin e kulturës së sigurisë dhe shëndetit në punë, duke i dhënë fokus të veçantë përdorimit të pajisjeve të mbrojtjes individuale por jo vetëm, të cilat janë të lidhura drejtpërsëdrejti me sigurinë në punë. Dhe ndërtimi patjetër eshtë i lidhur me sektorin e turizmit. Sepse në këtë periudhë intesiteti i punës në ndërtim apo në projekte turistike, është i lartë pasi ato kërkojnë të përfundojnë përpara fillimit të sezonit. Dhe fokusi i inspektoriatit është i shtuar në ato kantiere apo subjekte që operojnë në ndërtim, të lidhura me sektorin e turizmit përsa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë.”

Kryeinspektori Muçaj ndër të tjera deklaroi se institucioni që ai drejton, është duke hartuar një plan konkret masash për sektorin e turizmit. Ndërsa theksoi se 70% e planit të inspektimit ka fokus turizmin.

“Rreth 70% e planit që do të zhvillohet në 3-4 muajt e ardhshëm do të jenë të përqëndruara në sektorin e turizmit. Kjo e përkthyer në numra, do të ketë mbi 2000 inspeltime që do të jenë në turizëm, pra në bazë rë përzgjedhjes që ato subjekte, që kanë një risk të lartë, dhe numri i të punësuarve është i një niveli të lartë. Një gjë tjetër është e shtuar në analizën dhe planin e këtij viti është që, përveç subjekteve që janë të lidhura, që janë subjekte që operojnë në fushën e turizmit pra që mund të jenë hotele, bare dhe restorante.”

Sipas kryeinspektorit Muçaj, pjesë e planeve të punës janë bërë edhe ato subjekte të cilat janë të lidhura me turizmin, siç mund të jenë shpërndarja, lavanderitë, pastrimet etj që janë subjekte që operojnë në funksion të këtij sektori

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat