Shqipëria Postuar më 16 Maj 2026, 12:55

Inspektoriati i punës inspekton 929 subjekte gjatë prillit - 744 masa administrative ndaj shkeljeve të konstatuara

Nga Diamila Leka

Inspektoriati i punës inspekton 929 subjekte gjatë prillit - 744 masa

Inspektoriati Shtetëror i Punës ka vijuar me një prani të shtuar në terren gjatë muajit prill, në kuadër të monitorimit të zbatimit të legjislacionit të punës dhe përmirësimit të standardeve të sigurisë në vendin e punës.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij muaji janë inspektuar 929 subjekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, nga bizneset e vogla deri tek strukturat më të mëdha punësuese. Në fokus të kontrolleve kanë qenë respektimi i kontratave të punës, kushtet e sigurisë dhe formalizimi i marrëdhënieve të punës.

Në total, inspektorët kanë verifikuar 18 mijë e 512 vende pune, duke evidentuar problematika të ndryshme që lidhen me zbatimin e ligjit dhe standardet e punës. Paralelisht me kontrollet në terren, janë zhvilluar edhe 194 inspektime këshilluese, të cilat synojnë orientimin e subjekteve drejt përmirësimit të praktikave të punës dhe parandalimit të shkeljeve.

Nga verifikimet e kryera, janë vendosur 744 masa administrative ndaj subjekteve ku janë konstatuar shkelje të legjislacionit në fuqi. Këto masa variojnë nga paralajmërimet deri tek sanksionet administrative, në varësi të natyrës së shkeljes së evidentuar.

Ndërkohë, gjatë muajit prill janë trajtuar edhe 89 ankesa të ardhura nga punëmarrës apo qytetarë, të cilat lidhen kryesisht me kushte pune, pagesa apo marrëdhënie kontraktuale.

Inspektoriati i Punës pritet të vijojë me intensifikimin e kontrolleve edhe në muajt në vijim, me qëllim rritjen e formalizimit të tregut të punës dhe garantimin e kushteve më të sigurta dhe më dinjitoze për punëmarrësit në të gjithë vendin.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat