Shqipëria Postuar më 20 Qershor 2025, 12:47

Inspektorati i Punës në aksion, 14 mijë kontrolle- Shkelje në vendin e punës? 1596 masa administrative

Nga Diamila Leka

Inspektorati i Punës në aksion, 14 mijë kontrolle- Shkelje

 

Në 5 muaj, Inspektorati Shtetëror i Punës, ka kryer gjithsej 3764 inspektime në subjekte të ndryshme. Ndërkohë sipas shifrave zyrtare, gjatë këtyre kontrolleve vetëm në muajin maj janë inspektuar 14126 vende pune, duke vënë në qendër të vëmendjes sigurinë dhe të drejtat e punonjësve. Si rezultat i shkeljeve të konstatuara, janë vendosur 422 masa administrative, një tregues i qartë i nevojës për forcimin e zbatimit të legjislacionit të punës. Por në harkun kohor të 5 muajve, janë vendosur 1596 masa administrative gjithsej.

Sipas rezultateve inspektuese, janë trajtuar 70 ankesa të ardhura nga punonjës apo qytetarë të ndryshëm, çka tregon edhe një ndërgjegjësim në rritje për raportimin e shkeljeve në vendin e punës.

Ndërkohë, drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dalë në një njoftim zyrtar ku informon që të gjithë tatimpaguesit e sektorit të turizmit, në kuadër të zbatimit të planit sektorial të turizmit dhe rritjes së pagesave për sigurimet shoqërore në funksion të rritjes së pensioneve, Administrata Tatimore do të analizojë pagat e punonjësve të deklaruar në listëpagesa.

Në listën e publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, jepen pagat indikative për profesione si kamarier, menaxher, roje, pastrues, kuzhinier, punëtor dhe të tjerë. Paga më e ulët është 55,000 lekë për rojen e parkimit dhe varion deri në 70,000 apo 80,000 për kamarierët, 60,000 për punëtorët apo sanitaret, 90,000 ose 110,000  për menaxherët, 140,000 për kuzhinierët apo kryekuzhinierë etj.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat