Inspektorati i Punës, me “dorë të hekurt” ndaj shkeljeve - Shtohen ndëshkimet, Muçaj: 35 milionë lekë gjoba në 7 muaj
Për 7 muaj, Inspektorati Shtetëror i Punës, ka kryer rreth 5500 inspektime në subjekte. Në një intervistë për Scan Tv, kryeinspektori Eljo Muçaj, evidentoi inspektimet e subjekteve me bazë risku.
“Këto 5500 inspektime, korrenspondojnë në rreth 110 mijë vende pune që janë pjesë subjekteve, pra punonjës të këtyre subjekteve që janë inspektuar nga Inspektoriati i Punës. Ashtu si dhe ne kemi fokus në punën tonë, dy janë elementët apo shtyllat e punës tonë: vlerësimi i zbatimit të legjislacionit të punës në subjekte të inspektuara, dhe sigurisë së shëndetit në punë. Kështu që dhe fokusi i inspektimeve ka qenë, ekzaktësisht në këtë drejtim dhe inspektimet janë zhvilluar prej disa vitesh me bazë risku. Pra ne shkojmë në ato sektorë dhe ato subjekte që paraqesin një risk më të lartë përsa i përket marrëdhënies së punës dhe sigurisë dhe shëndetit në punë.”
Inspektimet janë fokusuar më shumë në sektorë të cilët vijojnë të jenë problematikë, si ndërtimi, apo në sektorin e turizmit. Por cilat janë masat administrative që janë ndërmarrë?
“Në lidhje me masat administrative, 48%-50% të inspektimeve janë shënuar me një masë administrative, të cilët kanë të bëjnë me një pezullim, paralajmërim ose gjobë. Dhe ky numër, rrezulton me 883 masa më shumë sesa një vit më parë. Një rritje përsa i përket masave administrative ka të bëjë edhe gjoba. Nga Inspektoriati i Punës janë vendosur 132 gjoba, në një vlerë 35 milionë lekë të reja, që do të thotë, ka rreth 10% më shumë gjoba sesa një vit më parë, dhe në vlerë monetare janë shtuar 5.5 milionë lekë të reja më shumë. 70% e shkeljeve kanë qenë të lidhura me zbatimin e kodit të punës dhe legjislacionit të punës, 25% e shkeljeve kanë qenë të lidhura me sigurinë dhe shëndetin në punë, dhe 5% e shkeljeve kanë qenë të lidhura me mospagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.”
Sipas inspektimeve, gjatë sezonit turistik, kryesisht shkeljet që janë konstatuar, janë për shkak të informalitetit, punonjës të padeklaruar, orë të zgjatura pune, si dhe mos pagesë të sigurimeve.

Konferenca Vjetore e IAIS në Tiranë/ Drejtoresha e AMF: Mundësi për prezantimin e Shqipërisë në tregje!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të mirëpresë në Tiranë Konferencën Vjetore të Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), ngjarjen......

“Zjarrvënësit do të trajtohen si vrasës” - Rama: Listë e zezë për paligjshmërinë në ndërtime
“Zjarrvënësit do të trajtohen si vrasës”, ishte kjo deklarata e Kryeministrit Rama teksa prezantohej paketa me masat ligjore për mbrojtjen e......

“Shqipëria, e integruar në BE për pagesat” - Sejko: SEPA, ndikim në imazhin e vendit dhe rritjen e investimeve të huaja
Me anëtarësimin në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), Shqipëria konsiderohet tashmë e integruar në Bashkimin Evropian në aspektin e pagesave. Kështu......

Komisioneri Dervishi merr pjesë në shpërndarjen e certifikatave të para të trajnimit për Nëpunësit e Mbrojtjes së të Dhënave Personale!
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave Personale, Besnik Dervishi, mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar, me rastin e shpërndarjes......

Prezantohet paketa e re e ndërhyrjeve ligjore në kuadër të thellimit të reformës për mbrojtjen e territorit
Prezantohet paketa e re e ndërhyrjeve ligjore, në kuadër të thellimit të reformës për mbrojtjen e territorit. Në nisje të takimit të organizuar me......

Urbanët, kënaqësia e pasagjerëve rritet me 40%/ Anketa e GIZ: Vlerësohet koha e pritjes. Sfidë, pastërtia dhe koha e gjatë e udhëtimit
Transporti publik në Tiranë po njeh përmirësime në kënaqësinë e pasagjerëve, sipas një ankete të zhvilluar nga GIZ-i gjerman me mbi 2500 qytetarë. Në......

85 milionë euro nga pagat vetëm në Gusht/ Kontributet dhe tatimi mbi të ardhurat tejkalojnë planin
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 85 milionë euro si tatim mbi të ardhurat e tyre vetëm në muajin gusht. Sipas të dhënave paraprake nga administrata tatimore......

Çfarë u bë më e shtrenjtë për familjet shqiptare në Gusht? Inflacioni arriti në 2.3%. Ushqimet dhe qiraja patën kontributin më të lartë në rritje
Inflacioni i muajit Gusht të këtij viti paraqitet më i ulët se në muajin Korrik, i cili preku normën më të lartë regjistrua përgjatë vitit 2025. Muajt e......