Shqipëria Postuar më 22 Janar 2025, 11:38

Inspektorati i Punës, 54 mln lekë gjoba bizneseve - Në vitin 2024 kontrollohen mbi 190 mijë vende pune

Nga Diamila Leka

Inspektorati i Punës, 54 mln lekë gjoba bizneseve - Në vitin 2024

Inspektoriati Shtetëror i Punës, çdo muaj kryen inspektimet në subjekte me qëllim ndëshkimin e paligjshmërive, informalitetit, si dhe trajton ankesat.

Referuar të dhënave zyrtare, në dhjetor 2024, gjithsej janë inspektuar 982 subjekte. Vihet re nje numër i shtuar i inspektimeve, kjo edhe si shkak i thirrjes që qeveria ka bërë në kuadër të fushatës anti informalitet ndaj bizneseve.

Por, si është mbyllur viti 2024 përsa i përket inspektimeve, masave të marra si dhe trajtimit të ankesave? Referuar të dhënave zyrtare të Inspektoriatit të Punës, në total janë 9860 subjekte të inspektuara përgjatë vitit që lamë pas.

Ndërkohë, 190340 janë vende pune të cilat inspektoriati ka kryer kontrolle. Këshillimi i bizneseve është një nga prioritetet e fushatës anti informalitet, kjo për të minimizuar ndëshkimet, ndaj inspektorët kanë kryer 1733 inspektime këshilluese.

Nga ana tjetër, referuar të njëjtave të dhëna, përllogaritet se janë trajtuar në total 690 ankesa të cilat janë adresuar në Inspektoratin e Punës.

Përpos këshillimit të bizneseve, për ato sipërmarrje të cilat konsiderohen problematike, apo që gjatë inspektimeve do të gjenden në paligjshmëri, janë marrë masa administrative. Dhe në total, përgjatë një viti, Inspektoriati i Punës ka marrë 3433 masa administrative si pasojë e paligjshmërive të cilat mund të jenë gjendur. Por sa është vlera e sanksioneve të marra? Në 210 gjoba, vlera e tyre ka arritur në 53 770 000 lekë.

 

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 22 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 93.8 lekë dhe është shitur me 95.1 lekë duke humbur pikë nga dje sipas kursit të këmbimit lokal. Euro blihet sot me 98......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat