Shqipëria Postuar më 17 Korrik 2025, 11:00

Inspektoratet në “lupë”, Qeveria miraton reformën e re: Jo më inspektime surprizë, por vetëm me nivel risku të lartë!

Nga Hamit Yzeiraj

Inspektoratet në “lupë”, Qeveria miraton reformën e

Qeveria shqiptare ka miratuar një sërë vendimesh që prekin drejtpërdrejt organizimin dhe funksionimin e inspektorateve shtetërore, në kuadër të përpjekjeve për rritjen e transparencës, efikasitetit dhe profesionalizmit në administratën publike.

Një nga vendimet kryesore është miratimi i rregullores për funksionimin e Regjistrit Kombëtar të Inspektimeve, një platformë që synon të koordinojë dhe shmangë mbivendosjen e kontrolleve ndaj bizneseve.

Rregullorja përcakton mënyrën e përdorimit të sistemit elektronik, rolet e institucioneve përkatëse dhe mënyrën se si do të ruhen të dhënat për çdo inspektim. Qëllimi është krijimi i një sistemi transparent ku çdo subjekt mund të jetë i informuar në kohë reale për kontrollet që i zhvillohen.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ka të bëjë me aprovimin e listës së institucioneve inspektuese që do të lidhen në mënyrë të detyrueshme me këtë regjistër kombëtar, duke përfshirë inspektorate si ai i Punës, Mjedisit, Shëndetësisë, Arsimit dhe shumë të tjerë. Përdorimi i platformës do të jetë tashmë i detyrueshëm për të gjitha inspektoratet qendrore dhe vendore.

Qeveria gjithashtu ka miratuar formularët e vetëvlerësimit për inspektorët, që do të përdoren në kuadër të një procesi më të strukturuar vlerësimi të performancës së tyre. Çdo inspektor do të plotësojë një vetëvlerësim vjetor, i cili do të shërbejë si bazë për vlerësimet nga mbikëqyrësit dhe strukturat përgjegjëse.

Ndër të tjera, u miratua edhe udhëzimi i përbashkët mes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë, i cili përcakton mënyrën e përdorimit të buxhetit për programet e mbështetjes teknike dhe trajnimeve të inspektorëve, në funksion të përmirësimit të kapaciteteve profesionale.

Me këtë paketë vendimesh, qeveria synon të sjellë një kulturë të re inspektimi, ku fokusi zhvendoset nga ndëshkimi tek këshillimi dhe orientimi i subjekteve, në përputhje me praktikat më të mira evropiane dhe me kërkesat që vijnë nga procesi i negociatave me Bashkimin Evropian.

Shqipëria 17 Korrik Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur ditën në rënie edhe pse nuk ka pësuar lëvizje të ndjeshme të vlerës nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 83.4 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat