Inovacioni dhe financat në fokus/ Zhvillohet “Investing for Impact Forum 2026” në Shqipëri
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit në bashkpunim me INNVEST dhe Visa, organizuan forumin “Investing for Impact Forum 2026”, i cili mblodhi përfaqësues të lartë nga institucionet qeveritare, organizatat financiare ndërkombëtare, partnerët e zhvillimit dhe sektori privat,
Forumi shërbeu si një platformë strategjike për të avancuar një vizion të përbashkët për rritje ekonomike të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të orientuar nga ndikimi në Shqipëri, duke theksuar se si kapitali global, inovacioni dhe bashkëpunimi ndërsektorial mund të përkthehen në ndikim të matshëm lokal.
Ky forum trajtoi axhendën Cashless Albania 2026-2028, duke theksuar inovacionin fintech, reformën rregullatore dhe ekosistemet financiare të drejtuara nga të dhënat.
Enkelejd Musabelliu, Zëvendësministër i Ekonomis dhe Inovacionit, duke theksuar angazhimin e qeveris n kt fush, tha se Shqipëria ndodhet në një moment përcaktues në transformimin e saj ekonomik. “Përmes reformave të vazhdueshme strukturore, përshpejtimit të dixhitalizimit dhe forcimit të partneriteteve publik-privat, ne po formësojmë një ekosistem ku inovacioni mund të lulëzojë, bizneset mund të rriten dhe qytetarët mund të marrin pjesë plotësisht në një ekonomi më gjithëpërfshirëse dhe konkurruese. Ambicia jonë nuk është vetëm të ecim në hap me zhvillimet globale, por të krijojmë një mjedis dinamik ku sipërmarrja dhe inovacioni bëhen shtytës kryesorë të rritjes së qëndrueshme." tha Musabelliu.
Ai theksoi një axhendë të gjerë reformash të fokusuar në:
· Përmirësimin e klimës së biznesit, duke reduktuar barrierat administrative, rritur transparencën dhe përafruar kuadrin rregullator me standardet evropiane
· Përshpejtimin e transformimit dixhital, duke zgjeruar shërbimet publike dixhitale, nxitur ndërveprueshmërinë dhe mbështetur adoptimin e teknologjive dixhitale në industri
· Fuqizimin e SME-ve, përmes rritjes së aksesit në financë, iniciativave për ndërtimin e kapaciteteve dhe politikave që mbështesin inovacionin, konkurrueshmërinë dhe ndërkombëtarizimin
Ledia Bregu, Drejtoreshë e Sistemeve të Pagesave dhe Kontabilitetit në Bankën e Shqipërisë, e vuri theksin se avancimi i pagesave dixhitale dhe forcimi i edukimit financiar janë kyçe për integrimin e më shumë qytetarëve dhe bizneseve në ekonominë formale.
Ndersa Fabiola Duro, themeluese e INNVEST, theksoi rëndësinë e përafrimit të investimeve me prioritetet afatgjata të zhvillimit.
"Investimi me ndikim nuk është më opsional është thelbësor. Përmes INNVEST, ne kemi punuar për të ngushtuar hendekun midis inovacionit, sipërmarrjes dhe kapitalit, duke lidhur startup-et, SME-të, investitorët dhe institucionet për të krijuar mundësi reale për rritje në të gjithë Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor”, tha Duro. Sipas saj, hapi i radhës është i qartë: të thellohet partneriteti, të çlirohet më shumë kapital dhe të sigurohet që çdo ide premtuese të ketë një rrugë drejt ndikimit n ekonomi.
Najada Kumbuli, Presidente e “Visa Foundation”, theksoi se vendi yne ka potencialin të bëhet një shembull udhëheqës se si pagesat dixhitale, kapacitetet financiare dhe inovacioni praktik mund të nxisin rritje reale ekonomike, jo në teori, por në jetën e përditshme të bizneseve të vogla dhe sipërmarrësve. Themeli tashmë është vendosur. Hapi tjetër është zgjerimi i aksesit, forcimi i aftësive dhe sigurimi që infrastruktura dixhitale të përkthehet në pjesëmarrje reale ekonomike.
Forumi përforcoi një ambicie të qartë: të nxisë partneritete që e transformojnë investimin në mirëqenie të përbashkët, qëndrueshmëri dhe konkurrueshmëri afatgjatë.
Forcimi i sigurisë energjetike në Tiranë - Karakaçi: Nënstacioni “Tirana 3” drejt përfundimit, investime edhe në zona të tjera
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi punimet për ndërtimin e nënstacionit elektrik “Tirana 3” në zonën e Petrelës, një investim......
Transparenca e tregut financiar, Banka e Shqipërisë prezanton draftin e parë të Taksonomisë së Gjelbër
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI), zhvilloi sot një workshop teknik dhe ndërinstitucional në kuadër të hartimit të......
250 mln lekë për transportin publik - Bashkia Tiranë dhe qeveria ndajnë faturën e kompensimit të karburantit
Rritja e çmimeve të karburantit ka detyruar institucionet të ndërhyjnë financiarisht për të mbështetur sektorin e transportit publik. Sipas dokumentit të......
Si i’a dalin të rinjtë që jetojnë vetëm? - Radonshiqi: I drejtohen familjes për të ardhura shtesë
Jetesa vetëm po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në Tiranë, por edhe më e kushtueshme. Nga qiraja te faturat mujore dhe ushqimet, një individ përballon......
Mbyllet paketa e akreditimit të programit IPARD III/ Ministria e Financave avancon në procesin e çeljes së fondeve
Ministria e Financave përmbylli me sukses përgatitjen e paketës së akreditimit për Programin IPARD III, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt aksesimit të......
Biznesi kërkon lehtësim fiskal për karburantet -Një ndërhyrje e targetuar ndihmon stabilizimin e tregut
Organizatat kryesore të biznesit në hapësirën mbarëshqiptare kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku shprehin shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e......
“Shqipëria, 26 pagesa elektronike për frymë në vit” - Bregu: Detyrimi i bizneseve për t'u pajisur me POS, të shoqërohet edhe me lehtësira tatimore
Një shqiptar kryen mesatarisht 26 pagesa pa para në dorë përmes llogarisë së tij përgjatë një viti. Kështu është shprehur Drejtoresha e Sistemeve të......
Kosova mban ritmin e eksporteve shqiptare/ Rritje e fortë edhe me Maqedoninë e Veriut në tre muajt e parë të vitit
Tremujori i parë i vitit 2026 ka sjellë një panoramë të përzier për shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e rajonit, ku vihet re një rritje e ndjeshme......


