Shqipëria Postuar më 10 Janar 2025, 12:03

Infrastruktura, vijojnë punimet në rrugën Shirokë-Zogaj - Kryeministri Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit

Nga Ernilda Luzi

Infrastruktura, vijojnë punimet në rrugën Shirokë-Zogaj -

Rruga Shirokë- Zogaj është një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin rajonal, që po realizohet në Shkodër. Kryeministri Rama ka ndarë pamje të punimeve nga kantieri i punës, ku thekson se ky investim ka rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë dhe krijimin e një lidhjeje të re strategjike për Shkodrën, si kryeqendër e rajonit.

Deri tani janë hapur 3 km e para të rrugës, ndërsa është përfunduar edhe ndërtimi i bypass- it në qendër të fshatit Zogaj.

Ndërkohë, tenderi që është fituar nga njw kompani shqiptare u hap në muajin maj të vitit 2024, dhe ndërhyrjet janë pjesë e projektit për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri, që financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet asistencës teknike dhe granteve të investimeve në një shumë totale prej 40 milionë euro, si dhe nga kredia sovrane plotësuese e dhënë nga BERZH për qeverinë e Shqipërisë.

Rruga Shirokë- Zogaj ka regjistruar rritje të konsiderueshme të përdoruesve të trafikut, veçanërisht gjatë sezonit të verës, për shkak të turistëve vendas dhe të huaj, duke shijuar komoditet natyrore përgjatë liqenit të Shkodrës dhe atraksionet e ndryshme turistike të kësaj zone të mbrotjur mjedisore, për këto arsye rehabilitimi i kësaj rruge është kthyer në çështje prioritare.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat