Infrastruktura, Balluku: Për 2-3 ditë shpallet fituesi i projektit Milot-Balldren
Drejtuesja politike e qarkut Fier Belinda Balluku në aktivitetin Infrastruktura, arritjet dhe Sfidat për Shqipërinë 2030 tha se fituesi i projektit Milot-Balldren do të shpallet brenda dy-tre ditësh.
"5-vjeçarin e fundit, ne vazhdojmë të ndërtojmë rrugë të reja. Nga ana tjetër, cilësia ka qenë pjesa më e rëndësishme e ç'ka ne kemi bërë. Sot kemi mbi 40 kantiere në të gjithë vendin. Kantere të cilat nuk kanë të bëjnë as me rrugë të thjeshta, as me rehabilitime. Kantiere që kanë të bëjnë me ndërtime korridoresh, duke e matur punën tonë jo thjesht nga ana sasiore, por nga ajo cilësore, duke krijuar akse rrugore me parametra dhe kritere europiane. Në vendin tonë po ndërtohen dy korridore, Korridori VIII dhe Korridori Blu.
Korridori Blu një nga korridoret më të rëndësishme evropiane, një korridor i transportit të mallrave dhe të pasagjerëve. Murriqan-Balldren është një aks i cili e ka studimin e tij dhe ne na mbetet vetëm për të vendosur mënyrën e financimit të këtij projektit. Loti Thumanë-Milot ky është një projekt i përfunduar, është një kontratë e lidhur, jemi në fazën e mobilimin e kantierit për të nisur direkt punimet. Thumanë-Kashar është një segment i përfunduar. Nga 30 Qershori e deri më sot kanë kaluar 6.5 milionë automjete.
Në harkun e 2- viteve do të dorëzojmë Thumanë-Milot dhe Milot Balldren. Nga Kashari në Lekaj kemi një gjurmë krejtësisht të re që lidhet me Tiranën, duke krijuar kështu një udhëtim pre 33 kilometrash siç është Korridori Blu me një shpejtë 130 k/orë. Duke i dhënë një akses të gjitha autostradave të Veriut që të lidhen me ato të jugut pa kaluar në kryeqytet. Ky segment është tërësisht i ri. Ne kemi 2 tunele, 6 ura, 5 ura dhe 9 nënkalime. Një vepër infrastrukturore e kompletuar me të gjitha veprat e artit, nuk është e lehtë të. Lekaj-Kashar do të dorëzohet në afat me të gjitha parametrat kryesore siç e parashikon kontrata”, tha Belinda Balluku.
Milot-Balldren është pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian.
Sondazh

Nvidia, 500 miliardë dollarë për “IA” - Premton të rikthejë prodhimin në SHBA, pas kërcënimeve të Trump
Nvidia tha se po planifikon të ndërtojë servera të inteligjencës artificiale me vlerë deri në 500 miliardë dollarë në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme.......

Evropa rrit investimet për “IA” - Por, politikat e Trump mund të kërcënojnë zgjerimin
Investimet në startup-et evropiane të inteligjencës artificiale (IA) janë në rritje, pasi Komisioni Evropian zbuloi planet javën e kaluar për të forcuar......

Rritet eksporti i “trurit” në 210 milionë euro - Ibrahimaj: Shembull konkret i shërbimeve teknologjike me jashtë
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilluan një takim me punonjësit e një nga kompanive të......

Çfarë monedhash përdorin më shumë shqiptarët? - BSH: 500 dhe 1000 lekëshi, më të konsumuarat në 2024
Gjatë vitit që lamë pas, më shumë kartëmonedha janë dërguar në sportelet e Bankës së Shqipërisë, për shkak të dëmtimit të tyre fizik. Përpunimi i......

Lëvizje pa pushim në pikat kufitare të Shqipërisë - Mesatarisht 74 persona çdo minutë kanë hyrë, ose dalë nga territori
Për çdo minutë të vitit të kaluar, në Shqipëri kanë hyrë ose kanë dalë mesatarisht 74 persona vendas dhe të huaj, përmes pikave kufitare të vendit. Sipas......

“Amnisti fiskale për të gjithë bizneset e vogla” - Berisha: Në 100 ditët e para. Do të ulim taksat dhe çmimin e energjisë dhe ujit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takime me disa biznese të vogla që ushtrojnë aktivitetin në Tiranë. Ai premtoi mbështetje për këtë......

Lëvizja e lirë e punëtorëve, me kufizime për Shqipërinë? - BE: Shtetet anëtare mund të vendosin pengesa të përkohshme. Vendimi, jo përfundimtar
Legjislacioni i Shqipërisë është i përafruar pjesërisht me atë të Bashkimit Evropian në fushën e lëvizjes së lirë të punëtorëve, shërbimeve, kapitalit dhe......

Cilët subjekte janë gjobitur më shumë? - Inspektorati, kontroll mbi 17 mijë vende pune. Mbi 300 masa administrative
Inspektorati Shtetëror i Punës, në kuadër të inspektimeve mujore, në mars ka kontrolluar në total 17 344 vende pune. Por, në kuadër të inspektimeve të......