Shqipëria Postuar më 7 Gusht 2025, 13:06

Informalitet i lartë te qiratë afatshkurtra - Vetëm 17.5% të regjistruara. Mbizotërimi i tyre, sfidë për rritjen e turizmit 

Nga Ola Mitre

Informalitet i lartë te qiratë afatshkurtra - Vetëm 17.5% të

Strategjia e re e turizmit 2025 -2030 nxjerr në pah nivelet e larta të informalitetit në sektorin e akomodimit afatshkurtër.

Sipas dokumentit, zhvillimi i ofertës së turizmit në Shqipëri ka sjellë rritje të ndjeshme të kapaciteteve të akomodimit, duke arritur në 57 778 dhoma dhe mbi 129 mijë shtretër në vitin 2023, ndërsa pjesa dërrmuese e kësaj rritjeje i atribuohet strukturave me qira afatshkurtra.

Më konkretisht, sipas një studimit të kryer për Booking.com në korrik të vitit 2023, kategoria mbizotëruese e strukturave akomoduese janë ato me qira afatshkurtër, të cilat numërojnë 9 040 nga një total prej 10 526 strukturash akomoduese të listuara në Booking.com. Po ashtu, të dhënat nga AllTheRooms.com, që është tregu i strukturave akomoduese me qira afatshkurtër, tregojnë se në vitin 2023, në platforma të ndryshme rezervimi, figuronin mbi 18 200 njësi me qira afatshkurtër aktive, një rritje kjo me 80% krahasuar me një vit më parë.

Por, sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në vitin 2023 janë licencuar dhe certifikuar zyrtarisht vetëm 1 850 struktura apo 17.5% e totalit të listuar në Booking.com. Këto të dhëna tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e strukturave akomoduese në Shqipëri funksionojnë pa regjistrim ose pa rregullimin e duhur, duke u përfshirë kësisoj në kategorinë e atij që njihet gjerësisht si sektori informal i ekonomisë”, - thuhet në dokument.

Strategjia e konsideron mbizotërimin e tyre si sfidë për rritjen e qëndrueshme, duke theksuar nevojën për rregullim më të fortë të këtij tregu dhe integrimin e këtyre strukturave në sistemin formal. Ajo vendos theks të veçantë edhe te monitorimi, taksimi i drejtë dhe përfshirja në politikat e planifikimit të qëndrueshëm turistik.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat