Shqipëria Postuar më 10 Mars 2025, 20:07

Industria ushtarake, Vengu: 21 kërkesa nga kompani ndërkombëtare, negociata me 5 prej tyre

Nga SCAN TV

Industria ushtarake, Vengu: 21 kërkesa nga kompani ndërkombëtare,

Duke i’u përgjigjur interesit të një deputeti, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u shpreh sot në Kuvend se ka pasur interes të lartë për të investuar në insutrinë e mbrojtjes së Shqipërisë.

“Për industrinë ushtarake janë vendosur të gjitha themelet rregullatore nga kompania shtetërore, e cila tashmë ka rigrupuar 5 asete. Kemi marrë 21 shprehje interesi zyrtare nga kompani ndërkombëtare për prodhim municionesh, artilerie, dronësh ushtarakë dhe jemi duke zhvilluar negociata me 5 prej tyre. Besoj se shumë shpejt do të jemi në gjendje që edhe pas Komisionit të Sigurisë të japim një pasqyrë të qartë të gjendjes së negociatave”, tha Vengu.

Po ashtu, ministri tha se shumë shpejt do të shkojnë në parlament aktet ligjore për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, shërbimin reservist dhe rritjen e pagave.

“Do vazhdojmë të investojmë në kapital njerëzor. Kemi pasur rrogat më të ulëta në rajon dhe synimi ynë është të arrijmë mbi mesataren e NATO-s. Do vijmë shumë shpejt me aktet ligjore dhe nënligjore për këtë”, u shpreh ministri Vengu.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat