Industria ushtarake, edhe një hap drejt ringritjes - Kompania shtetërore “KAYO” sh.a merr në pronësi uzinën e përpunimit të bakrit
Industria e prodhimit të armëve në Shqipëri ka hedhur së fundmi edhe një hap tjetër drejt ringritjes së saj. Ish-uzina e përpunimit të bakrit në Rubik, ka kaluar në pronësi të kompanisë shtetërore, “KAYO” sh.a, që është përgjegjëse për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake. Vendimi i qeverisë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi.
Në këtë vendim përcaktohet qartë se shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a. i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit përtej objektit të veprimtarisë, ose t’i tjetërsojë pronat. Në këtë mënyrë, kjo shoqëri do të përfitojë nga një prej lëndëve të para që përdoren në industrinë e prodhimit të armëve.
Uzina e përpunimit të bakrit në Rubik nisi nga puna në vitin 1965 duke prodhuar bakër të pastër e të rafinuar, bakër elektrolitik, si dhe lidhje metalike të bakrit. Në fillim të viteve ’90 kjo uzinë ndaloi prodhimin dhe vit pas viti u degradua. Më pas u tentua të rivihet në punë me krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Albbakër”, por edhe kjo tentative dështoi pas pak vitesh. Që nga viti 2004 “Albbakër” është “shoqëri në likujdim e sipër”.
Shqipëria ka trashëguar nga e kaluara një industri ushtarake e cila sot nuk ushtron veprimtarinë e saj dhe si rrjedhojë nuk mund t’i përgjigjet kërkesave të forcave tona të armatosura dhe prej vitesh këto kërkesa dhe nevoja plotësohen në tregun ndërkombëtar.
Vendi ynë, ashtu edhe si të gjitha vendet e tjera aleate, ka si detyrim të rrisë kapacitetet operacionale dhe nivelin e rezervës në municione dhe armatime, për t’iu përgjigjur ndryshimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë.
Por, krahas investimeve nga buxheti i shtetit për ringritjen e kësaj industrie, interes po tregojnë edhe kompani ndërkombëtare. Duke folur në Kuvend një ditë më parë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, u shpreh se aktualisht janë 21 kërkesa nga kompani të huaja për të investuar në Shqipëri.
“Për industrinë ushtarake janë vendosur të gjitha themelet rregullatore nga kompania shtetërore, e cila tashmë ka rigrupuar 5 asete. Kemi marrë 21 shprehje interesi zyrtare nga kompani ndërkombëtare për prodhim municionesh, artilerie, dronësh ushtarakë dhe jemi duke zhvilluar negociata me 5 prej tyre. Besoj se shumë shpejt do të jemi në gjendje që edhe pas Komisionit të Sigurisë të japim një pasqyrë të qartë të gjendjes së negociatave. Do vazhdojmë të investojmë në kapital njerëzor. Kemi pasur rrogat më të ulëta në rajon dhe synimi ynë është të arrijmë mbi mesataren e NATO-s. Do vijmë shumë shpejt me aktet ligjore dhe nënligjore për këtë”.
Shqipëria pritet të shpenzojë gjatë vitit 2025, 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për sektorin e mbrojtjes duke qenë në linjë me kërkesat e NATO-s. Synimi strategjik për modernizimin e industrisë së mbrojtjes në përputhshmëri me standardet e NATO-s është jo vetëm i nevojshëm për të rritur kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë, por edhe për të forcuar pozicionin strategjik të vendit në rajon dhe në skenën ndërkombëtare të sigurisë, si dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik.
Sondazh

Sa u “goditën” kursimet tona nga kursi i këmbimit? - BSH: Depozitat në valutë mbeten në nivele të larta. Kredia, më e prekura
Si rrjedhojë e të ardhurave nga turizmi, dërgesave të emigrantëve dhe investimeve të huaja direkte, flukset e euros vijojnë të vërshojnë në nivele të......

Pasojat e tarifave të Trump: Aksionet amerikane humbasin 4 trilion dollarë në vlerë!
Tarifat e Presidentit Donald Trump kanë trembur investitorët, me frikën e një rënieje ekonomike duke nxitur një shitje të tregut të aksioneve që ka fshirë 4......

Palestra në Shqipëri, më e shtrenjtë se në Paris! Numbeo: Tirana renditet në vendin e 43-të dhe e para mes vendeve të rajonit
Një raport i fundit, publikuar nga Numbeo, tregon çmimet mujore të palestrave në disa qytete kryesore të Europës. Sipas këtyre statistikave, Tirana renditet......

245 mln euro kontribute të papaguara të punonjësve - Bizneset nuk paguajnë në afat detyrimet. Vite pune, të “humbura”
Shumë punonjës në vend, pavarësisht se janë në marrëdhënie formale pune, përballen me kontribute shoqërore dhe shëndetësore të papaguara në afat nga......

Tjetër zgjerim për Tiranë-Durrës - ARRSH bën gati tenderin për fazën III, fondi limit do të jetë 2.5 mld lekë
Autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet edhe pas mbikalimit të Rinasit. Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të hapë tenderin për fazën e tretë të......

Greqi, rritja ekonomike tejkalon pritshmëritë - PBB-ja arriti 2.3% në vitin 2024, e nxitur nga konsumi dhe investimet
Norma e rritjes ekonomike në Greqi për vitin 2024 ishte 2.3%, pak më e lartë se parashikimi 2.2% i buxhetit për vitin 2025, sipas Autoritetit të Statistikave......

Inflacioni konfirmon rritjen e çmimit të kafesë/ Norma e rritjes në shkurt, më e larta në 23 muajt e fundit
Çmimi i kafesë në bursat e huaja ka shënuar nivele të larta përgjatë muajve të fundit, ndërkohë që të dhënat e tregtisë së jashtme nga INSTAT kanë treguar......

Digjitalizimi i shërbimeve publike - Banka Botërore miraton mbështetje shtesë prej 80 mln USD
Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi një financim shtesë prej 80 milionë dollarë për të mbështetur agjendën ambicioze të Shqipërisë për......