“Industria prodhuese, progres në tregun botëror” - Rama: Momenti i hyrjes në BE ndryshon menjëherë edhe pagat, automatikisht
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, kryen një vizitë në një nga katër kompanitë më të mëdha në Europë në tregun global të veshjeve sportive. Shqipëria, përbën një nga bazat kryesore të grupit dhe po kthehet në qendrën e tij.
“Është vërtet kënaqësi dhe krenari që të vizitosh këtë realitet që kundërshton të gjithë ata zëra, të cilët në një moment të caktuar, qoftë nga brenda industrisë, material porositësi, qoftë nga jashtë vunë kujën që “forcimi i lekut ishte fundi i kësaj industrie, të gjithë do dilnin pa punë, etj, etj”, sepse ky realitet tregon që ajo çka ne e kemi mbajtur qëndrim qysh në krye të herës është e vetmja rrugë, rritja e cilësisë, rritja e kapaciteteve konkurruese dhe harrimi i historisë së vjetër, që krahu i lirë i punës është avantazh konkurrues në botën e sotme”, tha Rama.
Në këtë kompani trajtimi dinjitoz i punonjësve është prioritet, duke nisur që nga pagat mbi nivelin mesatar të sektorit të prodhimit, bonuse të ndryshme, ashtu edhe sa i përket kushteve optimale të punës, me procese të digjitalizuara.
“Këtu nuk ka asnjë punëtor që paguhet më pak se 500 mijë lekë të vjetra, neto dhe paga mesatare është mbi 700 mijë lekë, ndërkohë që kanë dhe një sistem shumë të mirë të bonusit dhe të ecjes në karrierë. Është shumë e rëndësishme që ta kenë këtë siguri punonjësit, në radhë të parë që të kenë kushte të mira pune dhe gjithashtu është e rëndësishme pjesa e eficensës. sektori i fasonit, i prodhimit të tekstileve në vitet e fundit ka pasur një problematikë që ka qënë çështja e euros, pra me rritjen ekonomike leku është fuqizuar, euro është dobësuar dhe gjithë eksportuesit e kanë ndjerë këtë, ndërkohë sot jemi në një fabrikë që ka 800 të punësuar që pagat i ka mbi mesatare dhe mbi pagat minimale dhe vetëm se ka automatizuar proceset, dhe ndjek një sistem eficient, ka arritur që të kursejë 11 % të kostove të veta që kjo në para, përkthehet në 20 mijë euro në ditë më pak shpenzime vetëm prej automatizimit”, u shpreh Ibrahimaj.
Kjo fabrikë numëron 800 të punësuar, ku punohet sipas standardeve europiane në shtatë departamente të ndryshme, për prodhimin e veshjeve të sportit profesionist për tregun europian.

Privatizimi i pronave me kontratë qiraje 1 euro - Ndryshojnë rregullat, si do të shiten tek subjektet që i kanë në përdorim
Pronat e dhëna me qira 1 euro do të mund të privatizohen nga subjektet që i kanë në përdorim me kontratë. Projektligji i miratuar nga Këshilli i Ministrave......

Trump premton marrëveshje tregtare me BE-në - Lideri amerikan dhe kryeministrja italiane Meloni diskutojnë për tarifat
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u takua me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti amerikan theksoi marrëdhënien shumë të mire mes Italisë dhe......

Ushtria e SHBA-së, pjese e bisedimeve për tarifat - Trump përfshin kostot e trupave amerikane në negociata me aleatët aziatikë
Dhjetëra mijëra trupa amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut dhe Japoni duket se do të jenë pjesë e negociatave tarifore të Presidentit Donald Trump,......

Pika të reja panoramike në Vlorë - FSHZH hap tenderin 46,3 milionë lekë për dy viewpoint-e (FOTOT)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit, për ndërhyrje për përmirësimin e aksesit turistik, pika panoramike, viewpoint përgjatë rrugës......

Superstrada Tiranë–Durrës/ Balluku: Me kushte dhe parametra europiane të sigurisë rrugore!
Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka publikuar sot në rrjetet sociale foto se si do të jetë në përfundim......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht duke regjistruar rënie të vazhdueshme përgjatë këtyre ditëve duke u blerë këtë të premte me 86.7 lekë dhe......

Mbrojtje për pronën e dëmtuar të efektivëve në detyrë - Qeveria kompenson deri në 1 milion lekë për punonjësit e policisë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e ri që përcakton kriteret dhe procedurat për dhënien e kompensimit të menjëhershëm financiar punonjësve të......

Kina “shkarkohet” në Evropë - OBT parashikon rritjen e eksporteve kineze në BE këtë vit
Disa javë pas valës së parë të njoftimeve të tarifave nga Uashingtoni, të dhënat e tregtisë ndërkombëtare tregojnë një perspektivë të dobët. Shenjat kryesore......