Industria e qumështit përballë standardeve të BE - Raport për 253 subjekte. Qeveria, gati një plan mbështetjeje për sektorin

Subjektet që operojnë në industrinë e qumështit duhet të plotësojnë standardet që kërkon Bashkimi Europian, në mënyrë që të rezistojnë në treg pas integrimit. Konferenca e parë Kombëtare e Industrisë së Qumështit vuri theksin tek nevoja për investime në këtë drejtim.
“Nuk ka integrim pa standarde dhe duhet që në fund të integrimit, të kalojmë klasën. Sfida e integrimit vjen me sfidën e investimit dhe pa mbështetje bankare nuk mund të arrijmë investimet”.
Për Ministrinë e Bujqësisë, konsolidimi i sektorit dhe rritja e standardeve është prioritet.
“Sektori i qumështit ka potencial ekonomik dhe social, por kërkon konsolidim të mëtejshëm në një hark kohor të shkurtër. Prioritet i Ministrisë është konsolidimi i sektorit, rritja e standardeve dhe kategorizimi i subjekteve proces i cili po kryhet aktualisht nga AKU. Kategorizimi do ndihmojë që çdo operator të ketë një plan veprimi dhe standarde.”
Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Blerina Gjylameti, bëri me dije se aktualisht ka përfunduar faza e parë e kategorizimit për 253 subjekte në këtë sektor dhe deri në fund të vitit do të krijohet një panoramë reale për sektorin, në bazë të së cilës do të merren masa.
“Pasi të dalim në një konkluzion, do dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe ndoshta do të hartojmë një politikë për mbështetjen e sektorit. Në fund të vitit do të dalë raporti përfundimtar për 253 operatorë të biznesit."
Nga ana tjetër, Shoqata e Prodhuesve të Shqipërisë ka kërkuar nga qeveria ndërmarrjen e një plani të detajuar kombëtar për të informuar bizneset për pasojat nëse nuk plotësojnë standardet europiane. Në konferencë morën pjesë përfaqësues të bizneseve në këtë industri, akademia, sistemi bankar si dhe përfaqësues të qeverisë.
Pse qumështi na kushton shumë? Fermat e vogla/ Një lopë në BE prodhon 2.5 herë më shumë se në Shqipëri
Integrimi europian i Shqipërisë do të kërkojë standarde më të larta në sigurinë ushqimore, gjurmueshmëri, higjienë dhe cilësi të lëndës së parë. Për sektorin......
“Negociatat për 3 kapituj me BE, drejt mbylljes” - Kryenegociatorja: Marrëdhëniet me jashtë, kërkimi shkencor dhe arsimi, më të avancuarit
Për kapitullin e marrëdhënieve me jashtë, kërkimin shkencor, arsimin dhe kulturën, Shqipëria i ka plotësuar kushtet për mbylljen e negociatave me BE. Kështu......
Shtëpia si formë biznesi, ku ia vlen të blesh në Tiranë? Apartamentet në periferi po rikuperojnë investimin më shpejt se zonat luksoze
Blerja e një apartamenti vazhdon të mbetet një nga format më të preferuara të investimit për shqiptarët, sidomos në Tiranë, ku tregu i pasurive të......
Kontroll skemave iraniane të pastrimit të parave - Thesari Amerikan u kërkon bankave vendase të rrisin vëmendjen
Në një përpjekje për të çmontuar sistemet e sofistikuara financiare të përdorura nga Irani për të anashkaluar kufizimet tregtare ndërkombëtare dhe për të......
Transformimi digjital vijon, rriten ndërveprimet në e-albania/ Gjatë muajit prill u kryen mbi 44 milionë transaksione
Platforma qeveritare e-Albania vijon të mbetet një nga mjetet kryesore të qytetarëve për marrjen e shërbimeve publike online. Gjatë muajit prill 2026,......
AAPSK financoi me 104.2 milionë lekë rikonstruksionin e ambjenteve të GJKKO-së
Ambjentet e reja të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), të inauguruara ditën e hënë, janë realizuar falë një mbështetjeje......
Ku punohet më shumë gjatë fundjavave? - Kryesojnë vendet e Ballkanit dhe Mesdheut
Më shumë se një në pesë punëtorë në të gjithë Evropën, 21.3%, punojnë rregullisht me turne të shtunave dhe të dielave, sipas të dhënave të fundit të......
Deri 2.5 milionë lekë për mbështetjen e bizneseve - AIDA hap thirrjen për financimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla e të mesme
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit kanë shpallur thirrjen për aplikime për mbështetje financiare......


