Industria e mbrojtjes, ministri Ermal Nufi zhvillon takim me homologun italian Guido Crosetto në Romë

Romë, Itali, 4 Gusht 2026 - Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi zhvilloi një takim me Ministrin e Mbrojtjes të Italisë, z. Guido Crosetto, ku në qendër të bashkëbisedimit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Gjatë takimit, dy ministrat diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me fokus në rritjen e ndërveprueshmërisë së Forcave të Armatosura, si edhe mbi mundësitë e reja për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes.
Ministri Nufi vlerësoi Italinë si një partnere të rëndësishme strategjike të Shqipërisë dhe një aleate të çmuar në kuadër të NATO-s, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit të ngushtë mes dy vendeve në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.
Gjatë bisedës, u rikonfirmua vizioni i përbashkët i Shqipërisë dhe Italisë për një rajon më të sigurt dhe një Evropë më të fortë. Në këtë kuadër, të dy ministrat riafirmuan angazhimin për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, mbështetjen e misioneve ndërkombëtare në shërbim të paqes dhe sigurisë, si edhe forcimin e rolit të NATO-s përballë sfidave të reja të sigurisë.
EKSKLUZIVE/ Qeveria aktivizon procedurën për anulimin e kontratës së Aeroportit të Vlorës
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Televizioni SCAN......
AKSK: 14.6 milionë tentativa për sulme kibernetike ndaj infrastrukturave të informacionit në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
Gjatë gjashtëmujorit të parë, janar–qershor 2026, janë regjistruar gjithsej 14,628,595 tentativa për sulme kibernetike ndaj infrastrukturave të ekosistemit......
Përmirësim i furnizimit me energji në Alpet shqiptare - Nga Boga, në Theth. OSSH hap garën për linjën e re elektrike
Drejtoria e Tensionit të Lartë OSSH, ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e linjës së re elektrike 35 kilovolt Bogë–Theth. Fondi limit i këtij investimi......
Në cilin shtet kushton më shumë një iPhone? Shqipëria rezulton ndër tregjet më të lira në Europë
Një nga pajisjet më të kërkuara në botë, iPhone, vijon të shitet me çmime shumë të ndryshme nga një shtet në tjetrin. Sipas Visual Capitalist, bazuar në të......
Hungaria kërkon president të ri: Rrjetet sociale propozojnë personalitete të shkencës e kulturës deri te figura të njohura të internetit
Debati për zgjedhjen e presidentit të ri të Hungarisë është zhvendosur në rrjetet sociale, ku qytetarët po propozojnë një gamë të gjerë kandidatësh, nga......
Korriku, “boom” lëvizjesh turistike - Mbi 2 milionë pasagjerë nga deti dhe ajri
Korriku, muaji që tradicionalisht shënon kulmin e sezonit turistik, është shoqëruar me një fluks lëvizjesh në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit dhe portet......
Tregtia mes Shqipërisë dhe Britanisë/ Turizmi dhe transporti vazhdojnë të forcojnë lidhjet ekonomike mes vendeve
Në katër tremujorët e fundit deri në fillim të vitit 2026, vendi ynë u rendit si partneri i 117-të tregtar i Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa makinat, veshjet,......
1,350 vende të lira pune në një muaj - Nga bregdeti drejt veriut, rritet nevoja për staf sezonal
Tregu i punës vijon të shfaqë kërkesë të lartë për punonjës, ku pjesa dërrmuese e vendeve vakante mbetet e orientuar drejt profesioneve që nuk kërkojnë arsim......

