Industria, detyrime të reja për ndotjen - Monitorimi i shkarkimeve të gazrave me efekt serrë, gjoba 2-4 mln lekë në rast shkeljesh
Operatorët e industrisë së rëndë, të avionëve dhe shoqëritë e transportit detar do të duhet të hartojnë planet e monitorimit të shkarkimeve të gazeve me efekt serrë dhe të raportojnë të dhënat pranë institucioneve shtetërore”.
Disa ndryshime në ligjin “Për ndryshimet klimatike”, të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit parashikojnë ndryshime në drejtim të procedurave që këto subjekte duhet të ndjekin për monitorimin dhe raportimin e gazrave ndotës në ajër.
Sipas pr.ligjit, plani i monitorimit duhet të përmbajë metodologjinë e monitorimit, masat konkrete për monitorimin dhe raportimin e shkarkimeve të GES nga instalimi si dhe dokumentacionin shoqërues, sipas rastit.
Detyrimet për të kryer monitorim dhe raportim përfshijnë çlirimin e Dyoksidit të Karbonit nga instalime të tilla si: incenerimi i mbetjeve, rafinimi i vajrave, prodhimi i koksit, prodhimi apo përpunimi i një sërë metalesh, pordhimi i gëlqeres, i qelqit, etj. Po ashtu detyrimi përfshin edhe përpunimin e produkteve të qeramikës, prodhimin e letrës apo prodhimin e shumicës së kimikateve organike.
Raportet e të dhënave të monitorimit, së bashku me raportin e verifikimit që do të kryhet nga një subjekt i dytë të do duhet të dorëzohen pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Ligji i ri parashikon edhe një rishikim të nivelit të gjobave, në rast të shkeljeve të këtyre detyrimeve, që variojnë nga 2 – 4 mln lekë.
Masa administrative rritet në masën 2 për qind të vlerës së gjobës çdo ditë deri në korrigjimin e mospërmbushjes. Të njëjtat nivele penalizuese do të jenë edhe për operatorin e avionit dhe shoqërinë e transportit detar.
Sondazh

Ndryshon formula e taksave për bashkitë - Kategorizim i ri, transferta e pa kushtëzuar sipas Censit 2023
Qeveria parashikon që gjatë vitit 2025 të ndryshojë i formulën për transfertën e pakushtëzuar financiare të pushtetit vendor si dhe të bëjë kategorizimin e......

Sa para’ mblodhi KPP në 11 muaj të 2024-ës? - Në buxhetin e shtetit u arkëtuan 53.3 milionë lekë nga tarifat e tenderëve
Bazuar në të dhënat e Buletinit të Prokurimeve, në periudhën 11 mujore, janar-nëntor 2024, Komisioni i Prokurimevëe Publike, ka regjistruar në total 1062......

Rregullatori amerikan paralajmëroi bankat për kriptot - Nisja e mandatit të Trump pritet të sjellë ndryshime në rregullore
Një rregullator u kërkoi bankave në SHBA që të ndalonin përdorimin e drejtpërdrejtë të kriptomonedhave, por nuk i urdhëroi ato të ndalonin ofrimin e......

Euro “largon” Shqipërinë nga Kosova?! Importet, “bastun” i shkëmbimeve tregtare në vitin 2024
Vitet e fundit, Shqipëria dhe Kosova kanë njohur një forcim të bashkëpunimit ekonomik përmes marrëveshjeve të nënshkruara. Kosova po kthehet në nje treg......

5 në 6 persona të moshës 100-vjeçare janë gra/ Të ardhurat dhe të jetuarit vetëm, problemet kryesore për të moshuarit
Shqipëria po përballet me efektet e dukshme të moshimit të popullatës, si pasojë e një periudhe tranzicioni të shpejtë demografik. Gjatë dekadës së fundit,......

Italia, 1.5 mld euro për sigurinë e telekomunikimit - Qeveria, pranë marrëveshjes me SpaceX për të siguruar këto shërbime
Italia është në bisedime të avancuara me SpaceX të Elon Musk për një marrëveshje që do të realizojë telekomunikime të sigurta për qeverinë e vendit. Ky do të......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane duket se ka rikuperuar pikë këtë të hënë......

Viti 2024 u mbyll me besim të ulët në ekonomi - BSH: Qytetarët, “pesimistë” për blerje të mëdha në të ardhmen
Viti 2024 u mbyll me një besim të ulët në ekonomi. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 3.8 pikë në......