Individët, 33 mln euro fitime nga platformat sociale- Tatimet: Deklaroni këto të ardhura në Diva 2024 deri më 1 prill!
Rreth 144 mijë qytetarë kanë afat deri më 31 mars për plotësimin e deklaratës individuale së të ardhurave vjetore DIVA 2024. Detyrimin për të plotësuar DIVA-n e kanë të gjithë qytetarët të cilët kanë të ardhura vjetore mbi 1.2 mln lekë. Ata punonjës, ose biznese që nuk deklarojnë të ardhurat e tyre do të gjobiten 3 mijë lekë dhe nëse gjoba nuk shlyhet, atëherë vepron përmbarimi.
Ndërkohë, administrata tatimore nëpërmjet një njoftimi ka rikujtuar se deri në datën 1 prill duhen deklaruar të ardhurat, që individët kanë përfituar nga platformat sociale. Referuar njoftimit, rezultojnë se individët kanë fituar rreth 33 milionë euro nga këto platforma.
“Nga verifikimet paraprake me bankat rezultojnë rreth 33 milion euro të ardhura nga individët për platformat Meta, Facebook, Youtube, Google etj. Administrata Tatimore fton tatimpaguesit ti deklarojnë këto të ardhura në Diva 2024. Afati final i dorëzimit të DIVA 2024 është data 1 prill”, thuhet në njoftimin e administratës tatimore
Pak ditë më parë, SCAN TV publikoi statistikat e Data Report, një faqe e specializuar në rrjet që publikon të dhënat e përdoruesve të platformave sociale në të gjithë botën.
Në Shqipëri, TikTok numëron rreth 1.4 milionë përdorues, Facebook dhe Instagram kanë secili rreth 1.2 milionë përdorues, ndërsa platforma “X” e Elon Musk numëron rreth 200 mijë përdorues në Shqipëri.
Sondazh

Shqipëria po “ushqehet” me mendimet e botës -Nga Kosova, Greqia e Maqedonia. Në 2023 erdhën mbi 1,900 ton libra
Shqipëria gjithnjë e më shumë po huazon dije nga shkrimtarë të huaj. Në vitin e fundit, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të importeve të......

Në 29 vjet, çmimet e banesave u rritën 300% - Nga inflacioni, te investimet e huaja. Si evoluan kostot?
Në Shqipëri, sektori i ndërtimit gjithashtu dhe tregu i pasurive të paluajtshme kanë pësuar ndryshime të konsiderueshme ndër vite. Altax, në raportin e......

Tërheqje rekord të eurove nga tregu -2024, vetëm përmes ankandeve u blenë rreth 284 milionë euro nga Banka e Shqipërisë
Rreth 933 milionë euro ose gati 1 miliardë, është shuma që Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu valutor i brendshëm, me qëllim rritjen e rezervës......

"Shqipëria 2030" - Kryeministri Edi Rama shpalos programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme
Rama e nisi prezantimin me përpjekjet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sipas Ramës Plani i Rritjes, nisi nga takimet bilaterale në Tiranë.......

Energjia dhe ndërtimi morën më pak kredi në Shkurt/ Tregtia nuk e “lëshon” vendin e parë, kryeson me vlerën më të lartë
“Scan Intel” ka analizuar shifrat në lidhje me kreditimin gjatë muajit Shkurt të vitit aktual, për të kuptuar se cilët segmente të sektorit privat janë......

WiFi publik falas për bashkitë shqiptare - BE hap thirrjen për aplikim. Rreth 500 përfitues në të gjithë rajonin
Bashkitë shqiptare mund të përfitojnë WiFi publik falas nga Bashkimi Evropian. BE ka hapur një thirrje për të gjitha bashkitë në Ballkanin Perëndimor, që të......

Investitorët grekë në Shqipëri - Venetopoulos: Është një perlë e pazbuluar e Mesdheut. Industria e jahteve do të rritet
Pavarësisht se Turqia dhe Italia janë dy shtetet me fluksin më të madh të investimeve në Shqipëri, edhe investitorët nga fqinji ynë juglindor, Greqia, po......

Pronat, në 10 vite janë kompensuar 870 familje - Zbardhet raporti i ATP-së për vitin 2024, vonesat si pasojë e ndryshimeve ligjore
Në më shumë se 26 mijë dosje të arkivuara pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave në harkun e 10 viteve, të dhënat zyrtare tregojnë se janë kompensuar vetëm......