Indianët preferojnë Shqipërinë për të punuar - Gjatë vitit të kaluar, 13 mijë e 200 të huaj morën leje qëndrimi
Shqipëria nuk është më vetëm një destinacion turistik. Ajo po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një vend tërheqës për të huajt që zgjedhin të jetojnë këtu, qoftë për arsye pune, biznesi, apo edhe jetese afatgjatë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, gjatë vitit të kaluar janë pajisur me leje qëndrimi rreth 13,200 shtetas të huaj. Ajo që bie në sy në raportin zyrtar është rritja e numrit të shtetasve nga India, me 1,634 leje qëndrimi të lëshuara vetëm në vitin 2024, duke u renditur të dytët pas italianëve.
India, si një vend i tretë, është përfshirë gjithnjë e më shumë në importin e fuqisë punëtore, për të kompensuar mungesën e burimeve njerëzore në sektorë të ndryshëm të tregut shqiptar të punës.
Sipas të dhënave nga Inspektorati i Punës, shtetasit nga India, Filipinet dhe Egjipti përbëjnë pjesën më të madhe të punësimit të huaj në Shqipëri. Këta individë angazhohen kryesisht në sektorë me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, si ndërtimi, shërbimet dhe industria përpunuese.
Ndërkohë, italianët zënë vendin e parë për nga numri i lejeve të qëndrimit, me 2,156 persona të pajisur gjatë vitit të kaluar. Në pjesën më të madhe, ata nuk janë të përfshirë në tregun e punës, por vijnë për të qëndruar me plane afatgjata për pushime, pension, apo për të zhvilluar një stil ndryshe jetese në Shqipëri.
Aktualisht, në vend numërohen rreth 20 mijë të huaj me leje qëndrimi të vlefshme. Rreth 65% e tyre janë të përfshirë në tregun e punës, ndërsa pjesa tjetër qëndron për arsye të tjera, duke përfshirë studimet, bashkimin familjar apo turizmin afatgjatë.
Sondazh

Kriza e vezëve/ SHBA kërkon ndihmën e BE-së – Çfarë qëndrimi po mban Europa mes tensioneve tarifore?
Shtetet e Bashkuara po kërkojnë jashtë vendit të mbulojnë mungesën e vezëve, e nxitur nga një shpërthim i gripit të shpendëve, që ka rritur çmimet në......

Makinat elektrike “kursejnë” Evropën - Transporti mbetet ndotësi më i madh duke gjeneruar 1/3 të totalit të CO2
Një rritje e shitjeve të makinave elektrike do t'i kursejë Evropës 20 milionë tonë dioksid karboni (CO2) këtë vit, sipas analizave të reja nga grupi......

Fluturimet në Shqipëri “mundin” Europën/ Në dy muaj udhëtuan përmes ajrit rreth 1.3 milionë pasagjerë
Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të pasagjerëve në transportin ajror, si pasojë e zhvillimit të sektorit të turizmit në vitet e fundit.......

SHBA ndërpret kontributet financiare në OBT - Vendimi, pjesë e përpjekjeve për të ulur shpenzimet qeveritare
Shtetet e Bashkuara kanë ndërprerë kontributet në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), thanë tre burime tregtare për Reuters, ndërsa administrata e......

Karta e identitetit, tashmë brenda 3 ditësh - Nga 14 ditë që ishte më parë. Tarifa 3 mijë lekë. IdentiTek lançon shërbimin e ri
Koha e pajisjes me kartë ID tashmë zbret nga 14 ditë, në vetëm 3 ditë. Risia është lançuar nga IdentiTek, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve......

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të pullave fiskale për mallrat e akcizës. Tarifat ulen deri në 25%!
Qeveria ka miratuar çmimet e reja për pullat fiskale duke botuar në Fletoren Zyrtare vendimin “Për përcaktimin e elementeve të sigurisë dhe çmimit të pullave......

Si është mbyllur kjo javë e ‘trazuar’ për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse ka fituar pikë në bursat globale si pasojë e vendimeve të fundit të qeverisë së re amerikane në raport me monedhën vendase e ka......

Zhvillimi i gjelbër dhe i qëndrueshëm -Qeveria miraton kredinë 113.6 milionë euro
Në mbledhjen e saj të fundit qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen e huasë mes Shqipërisë dhe BERZH, për pjesën e dytë të programit “Aftësia......