Indeksohen pagat e punonjësve të arsimit - Si kanë ndryshuar të ardhurat që prej reformës së 2017-ës?

Pagat e punonjësve në sistemin arsimor parauniversitar janë rritur përmes indeksimit dhe shtesave të reja, duke prekur rreth 36 mijë punonjës në të gjithë vendin. Masa parashikon indeksim 2.5% mbi pagën bruto për çdo pozicion pune, ndërsa shtesa për vjetërsi në punë indeksohet automatikisht, duke reflektuar rritje të plotë në strukturën e pagës.
Për disa kategori me paga që varijojnë nga 58.000 deri në 74000 lekë, përveç indeksimit do të aplikohet edhe një shtesë fikse prej 3 000 lekësh në muaj. Si rezultat, rritja totale për disa pozicione arrin nga 4% deri në 5.17%, në varësi të nivelit të pagës dhe vjetërsisë në punë.
Nga kjo paketë përfitojnë mësues, edukatore kopshtesh, psikologë dhe punonjës social, oficerë sigurie, kujdestarë konviktesh, instruktorë dhekoordinatorë.
Sipas të dhënave zyrtare, 30.000 punonjës në arsimin parauniversitar përfitojnë me me një efekt financiar prej 114.5 milionë lekësh në muaj, për 1.500 punonjës në arsimin profesional me 6 milionë lekë në muaj dhe 16.7 milionë lekë në muaj për punonjësit në arsimin parashkollor dhe konvikte. Nëtotal, efekti financiar mujor i masës arrin në rreth 137 milionë lekë.
Sa i përket ecurisë së pagave ndër vite, skema aktuale e pagave në arsim e ka bazën në vendimin e vitit 2017, i cili përcaktoi strukturën dhe shtesat mbi pagë për punonjësit mësimorë dhe jo-mësimorë. Që prej asaj kohe, pagat janë rishikuar disa herë përmes ndryshimeve të njëpasnjëshme në vendimet e Këshillit të Ministrave, duke sjellë rritje graduale të pagës për pozicion dhe përditësim të shtesave për vjetërsi.
Në qershor të vitit 2024 u miratua një strukturë e re pagash, e cila përcaktoi nivelet bazë për mësuesit dhe stafin tjetër të sistemit arsimor parauniversitar. Rritja e këtij viti vjen si vazhdim i kësaj strukture, përmes indeksimit dhe shtesave, me synimin për të përmirësuar të ardhurat e punonjësve të arsimit, në raport me inflacionin.
Si do rivlerësohen ndërtesat e trashëguara dhe privatizuara? - Shembulli/ Banesat pa vlerë të regjistruar llogariten me kosto shfrytëzimi
Ligji për rivlerësimin e pasurive i jep mundësinë e rivlerësimit me normë tatimore 5% edhe qytetarëve të cilët kanë një banesë që në certifikatën e pronësisë......
Kantieret e ndërtimit, në “sitë” nga IKMT - Nis verifikimi, Qëndro: Masa të rrepta për shkelësit e sigurisë teknike
Rritja e aksidenteve në punë por me pasojë vdekje, në sektorin e ndërtimit ka vënë në alarm institucionet përgjegjëse. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së......
“Votoni marrëveshjen BE-SHBA!” - Kërkesa e Komisionit Evropian për eurodeputetët pavarësisht tarifave të reja
Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maroš Šefčovič, u bëri thirrje ligjvënësve që të ecin përpara me paktin tregtar BE-SHBA, edhe pse Uashingtoni po vendos......
Mbi 712 mijë pasagjerë në janar - Cilat janë destinacionet më të kërkuara në Aeroportin e Tiranës?
Muaji i parë i vitit 2026 u mbyll me tregues pozitivë për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku janë regjistruar 712.030 pasagjerë dhe 4.238 fluturime të......
Britanikët do të paguajnë më pak për energjinë - Rregullatori ul çmimin maksimal me 7% nga muaji prill
Shumica e familjeve britanike do të paguajnë fatura më të ulëta të energjisë nga prilli, tha rregullatori i energjisë Ofgem, pasi uli çmimin maksimal me 7%......
Kursi i këmbimit/ Dobësohet Dollari amerikan. Franga fiton pikë!
Dollari amerikan e ka nisur këtë mëngjes në vlera negative duke shënuar zbritje në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 81.2 lekë dhe është......
“Bashkëpunim më i ngushtë ekonomik me Kinën” - Kancelari gjerman, Friedrich Merz, për vizitë në Pekin
Kina dhe Gjermania dëshirojnë të thellojnë bashkëpunimin, thanë kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri kinez Li Qiang në Pekin, ndërsa Merz filloi......
“Po përjetojmë një rilindje të paparë” - Trump u drejtohet amerikanëve: Tani nuk do të kthehemi pas
"Vendi është rikthyer. Brenda një viti, kemi arritur një transformim të pashoq që kemi parë ndonjëherë. Një rilindje historike dhe tani nuk do të kthehemi më......


