“Indeksim suplementar, barazi në formulën e kontributeve” - Propozimet e Bankës Botërore për skemën e pensioneve në Shqipëri
Sfidat me të cilat përballet Shqipëria, siç është emigrimi, rënia e lindshmërisë, plakja e popullsisë si dhe informaliteti në tregun e punës, po shkaktojnë presion mbi skemën e pensioneve, duke sjellë si domosdoshmëri ndërmarrjen e një reforme të re.
Banka Botërore, vlerëson se në kushtet kur në dekadat e ardhshme projektohet një dyfishim i numrit të atyre që përfitojnë pension dhe përgjysmim i punonjësve, propozohen disa ndërhyrje thelbësore.
Zoran Anusic, Ekonomist i Lartë i Bankës Botërore:
”Çfarë mund të bëhet për përmirësimin e rezultateve të sistemit te pensioneve? Kohëzgjatja e viteve të shërbimit. Kjo nuk do të thotë që rritet mosha e daljes në pension. Por mund të bëhen mekanimza fleksibël dhe kombinime të ndryshme të elementëve. Përmirësimi i përputhshmërisë dhe rritja e mbulesës së kontribuuesve në sistem. Këtu ka implikime direkte juridike por dhe indirekte. Përmirësimi i barazisë dhe stimujve për të kontribuuar. I pari ka të bëjë me barazinë e formulës së pensioneve në 50 vite shërbim ku futet dhe pensioni social, mund të ketë raste kur ka individë që kanë vite më të pakta pune për tu futur dhe për të marrë pjesë në sistemin e pensionin social dhe mund të mos jenë të interesuar për këtë arsye dhe së dyti është fusha e daljes para kohe në pension, dhe për profesionet e posaçme. Rritja e pensioneve sistemike sesa ad hoc, do të thotë kontribute më të larta dhe për pensionistët aktual në sistem ajo që mund merret parasysh mund të jetë një indeksim suplementar në kuadrin e disa kushteve specifike. Forcimi i kuadrit për pensione të financuara në mënyrë individuale”.
Ndërsa Zv.Ministrja e Ekonomisë, Olta Manjani, u shpreh se përballë këtyre sfidave do të diskutohet edhe nëse është e nevojshme përfshirja e kolonës së dytë të detyrueshme në skemë.
"Sfidat me të cilat përballemi janë mbulimi; mjaftueshmëria; qëndrueshmëria; Barazia. Reformë parametrike apo sistemike? Do diskutohet nëse a ka nevojë të ketë kolonë të dytë. Do merren parasysh të gjithë këto faktorë. Një element tjetër i rëndësishëm është çfarë do ndryshojë në pensionet ekzistuese? Kemi një stok të madh pensionesh 720 mijë që përfitohen aktualisht. Duhet të kemi parasysh jo vetëm faktorët demografikë por dhe tendencat në tregun e punës”.
Konferenca ndërkombëtare për reformën e pensioneve do të dalë në disa konkluzione të cilat do të merren në konsideratë për implementim.
Sondazh

Kaos udhëtimesh në Itali/ Anulohen fluturimet për shkak të grevës mbarëkombëtare dhe zjarrit!
Aeroportet kryesore në Itali tashmë kanë filluar anulimin e fluturimeve të martën në përgatitje për një ditë greve mbarëkombëtare. Tani, i gjithë trafiku......

Kursimet e shqiptarëve, 1.36 trilionë lekë në 2024-ën/ Gati 50 miliardë lekë më shumë depozita në monedhën vendase
Depozitat totale në sistemin bankar shqiptar kanë ndjekur kryesisht një trend rritës gjatë vitit 2024, duke reflektuar një besim të qëndrueshëm të qytetarëve......

15.5 miliardë lekë investime për mirëmbajtjen e akseve kryesore rrugore – ARRSH njofton nisjen e punimeve!
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot se ka nisur punën për mirëmbajtjen e disa prej akseve rrugore kryesore në vend. Sipas ARRSH-së, mirëmbajtja e......

“Si kryetar i AKEP, prioritet do të jetë 5G” - Kandidatura e Gentian Sala, për votim në seancë plenare të Kuvendit
Gentian Sala pritet të jetë kryetari i ri i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese,......

Sa hua morën individët dhe bizneset nga bankat? Rreth 60 mld lekë më shumë në vitin 2024. Vlera shënon rekord historik
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga “Banka e Shqipërisë”, vihet re që viti 2024 shënon vlerën më të lartë të huave të reja të disbursuara drejt......

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi/ AZHBR: Mbi 67 mijë fermerë përfitues të subvencioneve gjatë vitit 2024!
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural bëri me dije se ka financuar 67’133 fermerë në shkallë vendi, përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi......

Oferta e Trump për të 'marrë në pronësi' Gazën ngjall zemërim ndërkombëtar! Izraeli aprovon
Njoftimi i presidentit amerikan Donald Trump të martën se SHBA mund të "marrë përsipër" Rripin e Gazës pasi popullsia e saj të zhvendoset përgjithmonë në......

Panelet diellore, kursim dhe siguri - Dyfishohet numri në 1 dekadë. Instalimi ul me 180 kWh konsumin mujor
Përdorimi i paneleve diellore po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u shndërruar në një prioritet për qeverinë. Pas programit të parë, ku 1,981 familje......