Indeksi i kostos së jetesës, ku renditet Shqipëria? Vendi paraqitet në nivele mesatare në rang global

Kostoja e jetesës mbetet një nga indikatorët më të rëndësishëm për të matur nivelin real të mirëqenies dhe mundësitë ekonomike të qytetarëve në vende të ndryshme të botës. Ky tregues pasqyron shpenzimet bazë për ushqim, strehim, transport, shërbime dhe nevoja të tjera të përditshme, duke nxjerrë në pah standardin e jetesës në secilin shtet.
Sipas Indeksit të Kostos së Jetesës për vitin 2026 nga Numbeo, Shqipëria renditet në vendin e 71 nga 155 shtete të marra në shqyrtim në rang global. Me një vlerësim prej 45.8 pikësh, vendi ynë klasifikohet si një shtet me kosto mesatare jetese. Megjithatë, në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria rezulton të jetë vendi më i shtrenjtë për të jetuar.
Menjëherë pas Shqipërisë renditen Mali i Zi dhe Serbia, të cilat pozicionohen respektivisht në vendin e 76 dhe 77, me një kosto jetese të përafërt. Ndërkohë, Bosnje & Hercegovina vlerësohet me 37.8 pikë dhe renditet në vendin e 95, duke reflektuar një kosto dukshëm më të ulët jetese.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova paraqiten me kostot më të ulëta në rajon, duke u renditur përkatësisht në vendin e 108 dhe 129. Nga këto të dhëna rezulton se Kosova është vendi më i lirë për të jetuar në Ballkanin Perëndimor.
Në nivel global, vendi me koston më të lartë të jetesës janë Ishujt Bermuda, të cilët kryesojnë renditjen me 135.8 pikë. Në Evropë, vendi më i shtrenjtë për të jetuar mbetet Zvicra. Po ashtu, Singapori dhe Islanda renditen ndër 10 vendet e para me indeksin më të lartë të kostos së jetesës në botë.
Në anën tjetër të renditjes, vendi me indeksin më të ulët të kostos së jetesës është Libia. Gjithashtu, shtete si India, Pakistani dhe Egjipti paraqiten me nivele shumë të ulëta të shpenzimeve të jetesës, duke reflektuar kosto minimale për nevojat bazë.
Këto të dhëna ofrojnë një pasqyrë të qartë mbi dallimet ekonomike mes vendeve dhe theksojnë sfidat me të cilat përballen qytetarët shqiptarë, veçanërisht në raport me të ardhurat dhe fuqinë blerëse në rajon.
“Një luftë tregtare nuk i shërben askujt” - Deklarata e Starmer: Duhet të ruhet qetësia për Groenlandën
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka mbajtur një fjalim nga Downing Street, pas kërcënimeve të bëra gjatë fundjavës nga, Donald Trump.......
98 mln euro për korridorin VIII/ Elbasan-Qafë Thanë dhe Elbasan-Rrogozhinë, 27% e fondeve të ARRSH për 2025
Ndërtimi i korridorit VIII është një prej projekteve më të financuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave nga Open Spending......
Popullsia e Kinës bie përsëri - Ndërsa lindshmëria arrin nivelin më të ulët rekord
Popullsia e Kinës ra për të katërtin vit radhazi në 2025-ën, ndërsa shkalla e lindjeve ra në një tjetër nivel rekord të ulët, sipas të dhënave......
Kërkohet rritje e pagës minimale - Maqedonia e Veriut me 397 euro, e parafundit në rajon
Me një pagë minimale prej 24.379 denarësh, ose rreth 397 euro, Maqedonia e Veriut edhe në vitin 2026 mbetet në fund të listës në rajon. Pas saj është vetëm......
Sa ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka kaluar një fundjavë të qetë duke mos pësuar lëvizje të forta të kuotës në raport me javën që lamë pas duke u blerë këtë mëngjes me 82.6......
Pasuria e miliarderëve arrin kulmin e ri - Oxfam: Ndikimi i tyre në botë po rritet
Pasuria e miliarderëve u rrit tre herë më shumë se ritmi i fundit vitin e kaluar, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, duke thelluar......
39 të vdekur nga përplasja e dy trenave në Spanjë - 75 pasagjerë janë në spital, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë
Të paktën 39 persona kanë vdekur në një përplasje trenash me shpejtësi të lartë në Spanjën jugore dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar. Përplasja......
Çfarë është instrumenti anti-shtrëngim i BE-së? - Unioni mund ta godasë SHBA duke aktivizuar këtë mekanizëm
Presioni mbi udhëheqësit evropianë po rritet për të përdorur bazukën e tyre tregtare kundër Shteteve të Bashkuara, pasi Presidenti Donald Trump kërcënoi me......


