Shqipëria Postuar më 10 Shkurt 2026, 12:38

Indeksi i korrupsionit, rajoni nuk performon mirë/ Shqipëria në vend të 91 për vitin 2025. Serbia me 33 pikë renditet e fundit

Nga Scan TV

Indeksi i korrupsionit, rajoni nuk performon mirë/ Shqipëria në

Mënyra më e mirë për të matur korrupsionin në një vend është pikërisht perceptimi mbi të, dhe “Transparency International” publikon çdo vit raportin më prestigjioz në nivel global sa i përket perceptimit të korrupsionit.

Raporti i sapopublikuar për vitin 2025 e rendit Shqipërinë në vendin e 91 në botë nga 180 gjithsej, me 39 pikë, me një pikëzim nga 0-100, ku 100-ta tregon nivel zero të korrupsionit në një shoqëri të caktuar. Në raportin e mëparshëm, vendi ynë grumbullonte 42 pikë, duke shënuar një përkeqësim këtë vit, si dhe renditej në vendin e 80-të.

Nga ana tjetër, Kosova po ashtu, ka shënuar një rënie për një pikë krahasuar me vitin paraprak dhe është vlerësuar me 43 pikë në Indeksin e Perceptimit e Korrupsionit për vitin 2025 të organizatës ndërkombëtare, Transparency International. Në vitin 2024, Kosova mori vlerësimin prej 44 pikësh, duke zënë vendin e 73-të në botë. Kjo pasi shënoi një përparim të lehtë në luftimin e korrupsionit krahasuar me vitin 2023, kur ishte vlerësuar me 41 pikë.

Krahasuar me rajonin, ne renditemi më mirë se Bosnje Hercegovina dhe Serbia. Bosnje Hercegovina renditet në vend të 109-të, duke u vlerësuar me 34 pikë dhe duke shënuar një përmirësim. Sërbia ndërkohë ka shënuar përkeqësim duke u renditur e fundit në rajon me 33 pikë.

Maqedonia e Veriut dhe Mali Zi nuk kanë shënuar ndryshime në vlerësim duke marrë 40 dhe 46 pikë respektivisht.

Raporti i vitit 2025 tregon se korrupsioni mbetet një kërcënim serioz në çdo pjesë të botës, megjithëse ka shenja të kufizuara progresi.

Mes rrjeshtash theksohet se udhëheqësit duhet të veprojnë për të trajtuar abuzimet me pushtetin dhe faktorët më të gjerë që nxisin këtë rënie, siç është zvogëlimi i kontrolleve dhe balancave demokratike dhe sulmet ndaj shoqërisë civile të pavarur.

Indeksi i korrupsionit, rajoni nuk performon mirë/ Shqipëria në

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat