Shqipëria Postuar më 17 Janar 2025, 11:28

Importi i farave në bujqësi, përcaktohen rregullat e reja - Kriteret për regjistrimin në Katalogun Kombëtar, rastet kur lejohen OMGJ-të

Nga Elisabeta Dosku

Importi i farave në bujqësi, përcaktohen rregullat e reja -

Qeveria ka forcuar rregullat sa i takon importit të farave për produkte të ndryshme që kultivohen në vend.

Këshilli i Ministrave ka miratuar  projektligjit “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor", i cili synon që të sjellë përfitime të prekshme për fermerët  dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor .

Konkretisht, projektligji në fjalë  rregullon procesin e regjistrimit të farave të importit, sipas së cilit, tashmë do të jetë një operator profesionit që do të bëjë furnizimin me fara. Po ashtu dhe për vendosin në treg si: shitje, mbajtje, transferim falas ose ofertë për shitje ose çdo mënyrë tjetër transferimi ose shpërndarjeje brenda vendit ose importi nga vendet e tjera ngarkohet një operator profesionist.

 Sipas projektligjit, të drejtën për ushtrimin e veprimtarisë së tregtimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor e ka çdo person juridik ose fizik, me objekt veprimtarie prodhimin, importin e tregtimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, që paraqet dokumentacionin pranë institucionit përgjegjës për kontrollin zyrtar për vendosjen në treg.

Personi në fjalë duket të jetë i diplomuar në fushën e agronomisë ose në fushën e inxhinierisë së pyjeve për rastet e materialit mbjellës pyjor si dhe të ketë kontratë pune me kohë të plotë të drejtuesit teknik.

Nga ana tjetër drafti, lehtëson regjistrimin e varieteteve të reja të farave në Katalogun Kombëtar . Kërkesa për regjistrimin e një varieteti kryhet në sistemin on-line në platformën qeveritare  “e-Albania.  Regjistrimi i varietetit në Katalogun Kombëtar kryhet vetëm nëse vërtetohet se varieteti është testuar për dallueshmëri, uniformitet dhe stabilitet, është miratuar si varietet i ri dhe është caktuar personi përgjegjës për ruajtjen e tij; Vërtetohet e drejta për përdorimin e këtij varieteti;  Plotëson standardet e pranueshme për vlerën e kultivimit dhe të përdorimit;  Deklarohet se varieteti nuk bën pjesë në listën e llojeve të huaja invazive.

“Një varietet, që është OMGJ, regjistrohet vetëm nëse plotëson kushtet e mësipërme, dhe nëse pranimi ose mbajtja e një varieteti të tillë nuk bie në kundërshtim me legjislacionin përkatës për OMGJ-të”.

Drafti parashikohet të ulët kostot për fermerët duke garantuar fuqinë mbirëse të materialit mbjellës shumëzues bimor në treg.

Projektligji garanton sigurinë e cilësisë së materialit mbjellës dhe shumëzues bimor për mbështetjen e prodhimit bujqësor.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat