Shqipëria Postuar më 5 Korrik 2025, 09:30

Importi i automjeteve, bie ritmi i blerjeve - Biba: Automjete e ardhur kanë ngelur stok

Nga Hamit Yzeiraj

Importi i automjeteve, bie ritmi i blerjeve - Biba: Automjete e ardhur kanë

Për herë të parë në tre vite, importi i automjeteve në Shqipëri ka pësuar rënie. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, numri i automjeteve të importuara në pesë muajt e parë të këtij viti arriti në 38 mijë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, importi ka rënë me 9%.

“Kjo rënie vjen për shkak se shumë importues tashmë kanë mbushur magazinat e tyre me automjete nga importet e vitit të kaluar dhe presin të shesin ato fillimisht. Nga ana tjetër, edhe vetë sezoni i verës sjell një rënie të numrit të shitjeve.”

Edhe konfliktet në Lindjen e Mesme kanë ndikuar në importin e automjeteve që vijnë nga Kina dhe Koreja e Jugut drejt Shqipërisë, duke u përkthyer në kosto më të larta transporti dhe vonesa në mbërritjen e produktit.

Koreja e Jugut vazhdon të mbizotërojë për sa i përket origjinës së automjeteve që vijnë në Shqipëri, duke thelluar gjithnjë e më shumë hendekun me vendet europiane. Rreth 7,700 automjete kanë ardhur nga ky vend i Lindjes së Largët vetëm në pesë muajt e parë të vitit.”

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat