Shqipëria Postuar më 16 Gusht 2025, 11:01

Importi i automjeteve bie me 7% - Në 7 muajt e parë të vitit u zhdoganuan 57 mijë makina

Nga Hamit Yzeiraj

Importi i automjeteve bie me 7% - Në 7 muajt e parë të vitit u

Në shtatë muajt e parë të vitit janë zhdoganuar rreth 57 mijë automjete në portet e Shqipërisë, duke shënuar një rënie krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve dhe (Grafik.1)Transportit Rrugor, gjatë periudhës janar–korrik, importi ka rënë me gati 7%.

Rënia është bërë më e dukshme në muajt e verës, veçanërisht në qershor dhe korrik. Një ndër arsyet kryesore lidhet me faktin që shumë importues kanë mbushur tashmë magazinat me automjete nga importet e vitit të kaluar dhe po presin të shesin stoqet ekzistuese përpara se të sjellin të reja. Gjithashtu, edhe sezoni veror, i karakterizuar nga pushimet, sjell tradicionalisht një ngadalësim të ritmit të shitjeve.

Një tjetër faktor që ka ndikuar ishte situata e tensionuar në Lindjen e Mesme, që ka prekur zinxhirët e furnizimit për automjetet që vijnë nga Kina dhe Koreja e Jugut. Kjo është përkthyer në kosto më të larta transporti dhe vonesa në mbërritjen e mallit.

Për sa i përket origjinës së automjeteve, Korea e Jugut vazhdon të mbajë vendin e parë, duke thelluar diferencën me vendet europiane. Vetëm në shtatë muajt e parë të vitit, nga ky vend janë importuar rreth 11.800 automjete. Në vendin e dytë renditet Italia me afro 9 mijë njësi, e ndjekur nga Gjermania dhe Zvicra.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat