Impianti diellor lundrues në Vaun e Dejës- Afatet/ Prodhim energjie nga viti i ardhshëm. Kontrata 13.86 mln euro
Impianti diellor lundrues në Vaun e Dejës do të duhet të nisë prodhimin e energjisë elektrike vitin që vjen, duke diversifikuar burimet gjeneruese të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Kjo, referuar afateve të kontratës të lidhur mes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe “SENA Solar Energy of Albania”, që zotërohet nga KESH dhe sipërmarrja e përbashkët kinezo – spanjolle Gamma – Sungrow. Sipas detajeve të bëra me dije nga BERZH, kontrata ka një afat 3-vjeçar, 2 prej të cilëve përfshijnë pikërisht periudhën e operimit dhe mirëmbajtjes.
Në total kosto për projektimin, ndërtimin dhe operimin e këtij impianti diellor lundrues arrijnë në 13.86 mln euro. Sipas KESH kapaciteti i impiantit do të jetë 12.97 MWp dhe sipas përllogaritjeve, prodhimi i parashikuar në vitin e parë do të arrijë në 18,808 mWh, me një prodhim mesatar prej 17,822 mWh/vit gjatë gjithë jetës së tij. Po ashtu, sipas KESH edhe pse impiantet fotovoltaikë lundrues konsiderohen ende një teknologji e re, sistemi i ankorimit të impiantit do të sigurojë operim normal edhe me luhatje deri në 15 metra të nivelit të ujit dhe rezistencë ndaj erës maksimale për 50 vitet e ardhshme.
Ndërtimi i impiantit diellor lundrues është një nga projektet e KESH, në kuadër të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë. Kjo krahas centralit diellor në BELSH dhe vendosjes së paneleve fotovoltaike në digën e Zadejës. Aktualisht kompania publike e prodhimit të energjisë zotëron vetëm një impiant diellor prej 5.14 MWp të pozicionuar në digën e Qyrsaqit, në Vaun e Dejës, ndërsa pjesja tjetër e aseteve gjeneruese përfshin 3 HEC-et e Kaskadës së Drinit dhe 2 TEC-et lundrues, të pozicionuar në Triport të Vlorës.
Sondazh

BSH, projekte për financat e gjelbra - Sejko: Vëmendje ndaj menaxhimit të rreziqeve klimatike
Në Shqipëri është hartuar një strategji e fokusuar në sektorin bankar, e cila synon vlerësimin e ekspozimeve të tij ndaj ndikimeve klimatike dhe mënyrave të......

Pus i ri për gaz natyror në Povelçë të Fierit- Kërkohet riaktivizimi edhe i 3 puseve ekzistues, EDG: Ka potencial të pashfrytëzuar
Kompania EDG Natural Gas synon riaktivizimin e aktivitetit të prodhimit të gazit natyror në Povelçë të Fierit. Shoqëria ka aplikuar pranë Agjencisë Kombëtare......

Bizneset marrin mbrapsht 220 mln euro TVSH- Tatimet: Ulet koha mesatare e rimbursimit në 31 ditë
Rimbursimi i TVSH-s për bizneset përgjatë vitit 2024, përmes platformës dixhitale është bërë brenda mesatarisht 31 ditëve duke reduktuar kohën e pritjes dhe......

Kërkesa globale për energji do të rritet 4% deri në 2027/ Ekonomitë në zhvillim do të përbëjnë 85% të zgjerimit total
Kërkesa globale për energji elektrike pritet të rritet me më shumë se konsumi total i Japonisë çdo vit deri në vitin 2027, por zgjerimi i burimeve të energjisë......

Eksportet ruse të naftës, në rritje/ Të ardhurat arritën rreth 16 miliardë dollarë në janar
Të ardhurat tregtare të Rusisë nga shitja e naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës në janar u rritën me 900 milionë dollarë nga dhjetori, duke arritur......

Një atraksion i ri turistik! FSHZH tender 168 milionë lekë për zip line në Berat
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërhyrje në infrastrukturën turistike të aventurës, Zip line, parqe aventure. Fondi limit i......

Sa paguajnë kompanitë për “importin” e kinezëve? Shembulli/ Si llogaritet detyrimi tatimor i bizneseve për punonjësit e huaj
Në mungesë të fuqisë punëtore vendase, prej kohësh kompanitë po i drejtohen “importit” për të marrë forcë punëtore nga vende të largëta si Filipinet, Afrika,......

Skenarët e përfundimit të luftës në Ukrainë/ Dilemat e BE-së dhe marrëdhëniet e komplikuara me Trump
Bashkimi Evropian përballet me një dilemë të madhe, teksa përpiqet të shpëtojë partneritetin me Presidentin amerikan Donald Trump për Ukrainën, ndërkohë që......