Shqipëria Postuar më 11 Nëntor 2025, 13:23

Impianti diellor 50 MWp në Belsh nga KESH - Miratohet marrëveshja e garancisë për kredinë 30 mln euro nga BERZH

Nga Ola Mitre

Impianti diellor 50 MWp në Belsh nga KESH - Miratohet marrëveshja e

Komisionet parlamentare kanë miratuar projektligjin për marrëveshjen e garancisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cili i hap rrugë financimit të një prej projekteve të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë.

Bëhet fjalë për ndërtimin e centralit diellor 50 MWp në zonën e Belshit, për të cilin BERZH do të japë kredinë, ndërsa shteti shqiptar angazhohet si garantues.

Referuar projektit, impianti fotovoltaik prej 50 MWp dhe nënstacioni i lidhur do të ndërtohen në territorin e Bashkisë së Belshit në një hapërisë prej rreth 60 ha, ndërsa një linjë e re rreth 9 km, 110 kV do ta lidhë atë me rrjetin në nënstacionin ekzistues në Kajan, i cili do të zgjerohet si pjesë e projektit.

Vepra, ka një kosto totale prej 40 mln euro. 30 mln euro do të financohen përmes kredisë së BERZH-it, teksa në prill të këtij viti banka njoftoi se Bordi miratoi kredinë me garanci sovrane.

Ndërkaq, projekti pritet të financohet gjithashtu përmes një granti prej 8 milionë euro nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (“WBIF”) dhe pjesa tjetër prej 2 mln euro, përmes një injeksioni të kapitalit nga KESH. Gjenerimi i impiantit në BELSH pritet të përbëjë rreth 1% të prodhimit vjetor kombëtar të energjisë elektrike.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat