Impiant diellor 50 MWp në Belsh nga KESH - Qeveria miraton marrëveshjen e garancisë për kredinë 30 mln euro nga BERZH
Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për marrëveshjen e garancisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili i hap rrugë financimit të një prej projekteve të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë. Bëhet fjalë për ndërtimin e centralit diellor 50 MWp në zonën e Belshit, për të cilin BERZH do të japë kredinë, ndërsa shteti shqiptar angazhohet si garantues.
Vepra, ka një kosto totale prej 40 mln euro. 30 mln euro do të financohen përmes kredisë së BERZH-it, teksa në prill të këtij viti banka njoftoi se Bordi miratoi kredinë me garanci sovrane. Ndërkaq, projekti pritet të financohet gjithashtu përmes një granti prej 8 milionë euro nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (“WBIF”) dhe pjesa tjetër prej 2 mln euro, përmes një injeksioni të kapitalit nga KESH.
Referuar projektit, impianti fotovoltaik prej 50 MWp dhe nënstacioni i lidhur do të ndërtohen në territorin e Bashkisë së Belshit në një hapërisë prej rreth 60 ha, ndërsa një linjë e re rreth 9 km, 110 kV do ta lidhë atë me rrjetin në nënstacionin ekzistues në Kajan, i cili do të zgjerohet si pjesë e projektit.
Sipas BERZH, energjia e prodhuar nga impianti do të përdoret për të rritur kapacitetin e gjenerimit të KESH-it dhe për të përmbushur Detyrimin e Shërbimit Publik, pasi aktualisht rreth 30% e konsumit vjetor të energjisë elektrike importohet. Gjenerimi i impiantit në BELSH pritet të përbëjë rreth 1% të prodhimit vjetor kombëtar të energjisë elektrike.

1 muaj nga zgjedhjet në 6 bashki - Diaspora nuk voton. 992 mijë votues, nis procedura për hartimin e listave
Një muaj nga sot, në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit. Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, referuar......

SHBA “tkurr” fondet e OKB - Organizata do të shkurtojë 25% të forcës globale paqeruajtëse, 15% të buxhetit
Organizata e Kombeve të Bashkuara do të nisë shkurtimin e forcave dhe operacioneve të saj të paqeruajtjes, duke detyruar mijëra ushtarë të tërhiqen nga zonat......

Forcohet sërish Dollari amerikan – Dobësohen Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u......

Qeveria, 1.2 mld lekë për kompensimin e pronarëve - 435 qytetarë fitojnë të drejtën e blerjes së truallit
Këshilli i Ministrave miratoi kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese të zëna nga ndërtimet e......

Parlamenti gjerman rrëzon ligjin për nënshtetësi të shpejtë - Propozimi u përkrah nga qeveria dhe partia më e madhe opozitare
Bundestagu votoi për të hequr një ligj që lejonte përfitimin e nënshtetësisë gjermane përmes një procedure të përshpejtuar, një masë e miratuar nga qeveria e......

"Kemi një prej mureve më të mira mbrojtëse kibernetike mes vendeve të NATO-s" - Rama: Ndër të parët që kombinuam sigurinë me inteligjencën artificiale
Gjatë fjalës së tij në Konferencën e tretë të Mbrojtjes Kibernetike të Natos-s që po zhvillohet në Tiranë, Kryeministri Edi Rama u shpreh: “Duhet të kemi......

Kosovë, 198 biznese përfitojnë nga skema e granteve - Nënshkruhet marrëveshja me vlerë 9 milionë euro me KIESA
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka nënshkruar marrëveshje me vlerë 8.9 milionë euro me 198 ndërmarrje përfituese nga......

Shpërndarja e pasurisë në Evropë - Cilat janë shtetet me më shumë miliarderë?
Pabarazia ekonomike vazhdon të jetë një nga sfidat më të mëdha në mbarë botën, duke përfshirë edhe kontinentin evropian. Sipas të dhënave të “Our World in......