Imitimet e markave luksoze ndalohen në doganë - Kushte edhe për bagazhet e qytetarëve, hyn në fuqi ligji
Tregtarët, si dhe qytetarët që tentojnë të fusin në Shqipëri produkte të falsifikuara do të bllokohen në pikat doganore.
Ligji i reja për markat tregtare, që ka hyrë në fuqi më 16 gusht forcon mbrojtjen e markave tregtare, në përputhje me standardet e BE-së.
Kështu në zbatim të këtij ligji, Dogana Shqiptare ndalon importin/eksportin e mallrave që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale dhe merr masa kundër mallrave false.
Pra e thënë ndryshe çdo mall që vjen i stampuar me logo të firmave të mëdha botërore, siç janë Gucci, Armani, Louis Vitton, Hermes, etj por që është imitim dhe jo prodhim zyrtar i këtyre kompanive, do të bllokohen në doganë.
Kjo do të jetë një goditje për firmat që imitojnë këto kompani dhe tregtarët që deri më tani importonin pa kriter këto mallra jo cilësore, duke i shitur me çmime të lira në treg.
Po ashtu, udhëtarët që vijnë në Shqipëri përmes rrugëve ajrore, tokësor edhe detare, lejohen të kenë në bagazhin personal vetëm mallra jo-tregtare, brenda limiteve duty free dhe pa tregues të dyshimtë.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka një rol thelbësor në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, duke qenë në vijën e parë të kontrollit të qarkullimit ndërkufitar të mallrave.
Në përputhje me ligjet e reja dhe dispozitat e Kodit Doganor, Dogana Shqiptare zbaton masa ndaluese dhe sekuestroje ndaj mallrave të dyshuara si shkelëse të të drejtave të pronësisë intelektuale. Bashkëpunon me pronarët e të drejtave dhe autoritetet përkatëse për nxjerrjen jashtë qarkullimit dhe konfiskimin e mallrave të falsifikuara.
Nëpërmjet rolit aktiv të Doganës Shqiptare, garantohet një treg më i ndershëm, më i sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane, duke mbrojtur interesat e sipërmarrjes, qytetarëve dhe konsumatorëve.
Ligji i ri për markat tregtare përcakton procedura të qarta dhe të detajuara për regjistrimin, përdorimin, transferimin dhe mbrojtjen ligjore të këtyre të drejtave si dhe ofron më shumë garanci për konsumatorët dhe bizneset, duke shmangur pasojat ekonomike dhe tregtare të mallrave të falsifikuara ose që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

Turistët “dynden” edhe nga deti - Korriku shënon fluks të lartë, 111.049 hyrje-dalje nga Porti i Durrësit
Sezoni turistik ka rritur fluksin e udhëtarëve në Portin e Durrësit, ku vetëm gjatë muajit korrik janë regjistruar 111,049 pasagjerë që kanë hyrë dhe dalë......

NAREA: Shitja e pronës, taksë 3% nga 15% që është - “Me nivelin aktual shteti humbet 40 milion euro të ardhura në vit”
Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë, NAREA kërkon nga qeveria në emër të mbi 115 Zyrave të Real Estate, uljen në masën......

Familjet dhe bizneset investuan më tepër sesa kursyen - Raporti i BSH: Balancë negative për sektorin privat. Ai publik, me rritje të të dyjave
Familjet dhe bizneset shqiptare më tepër kanë investuar sesa kanë kursyer. Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë mbi zhvillimet në sektorin e jashtëm të......

Çmimet në Shqipëri barazojnë Europën/ Sipas Eurostat, inflacioni arrin në 2.4%. Rajoni vijon të jetë më i shtrenjtë
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Korrik të vitit......

Dyfishim gjobash për gazet serrë - Projektligji “Për ndryshimet klimatike” ashpërson masat administrative për shkelësit
Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin “Për ndryshimet klimatike”, ku ndër të tjera parashikohet dyfishimi i gjobave për subjektet që shkelin detyrimet......

Ngrihen 3 institucione të reja për sigurinë ushqimore - Forcohet kontrolli. Nga pesticidet, tek OMGJ-të dhe mishi
Nga 1 gushti 2027, Shqipëria do të ketë një sistem më të fuqishëm kontrolli ndaj bizneseve që prodhojnë, importojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore në vend,......

Mbi 111 mijë pasagjerë udhëtuan nëpërmjet Portit të Durrësit në korrik 2025/ APD: Kryesojnë të huajt me 70 mijë!
Autoriteti Portual Durrës njoftoi sot se nëpërmjet Portit të Durrësit kanë hyrë dhe dalë gjithsej 111,049 pasagjerë vetëm gjatë muajit korrik 2025, duke e......

5 metër kub ujë në muaj falas për familjet në nevojë - U shpërndanë 31 mln lekë nga buxheti i shtetit, ERRU: Vlerë e vogël, në raport me nevojat
Rreth 31 mln lekë është vlera e shpenzuar gjatë vitit 2024 për kompensimin e sasisë minimale jetike të ujit për familjet në nevojë. Sipas të dhënave nga......