Shqipëria Postuar më 13 Maj 2026, 12:19

IKMT: Dy objekte tek “Durrës Marina” kanë pësuar ulje. Kërkohen përforcime të menjëhershme nga kompania zbatuese!

Nga Edel Strazimiri

IKMT: Dy objekte tek “Durrës Marina” kanë pësuar

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka reaguar pas raportimeve të publikuara në media lidhur me problematika mbi qëndrueshmërinë dhe sigurinë e dy objekteve në projektin “Durrës Marina”.

Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të Kryeinspektorit të IKMT-së është ngritur një grup i posaçëm inspektimi, i përbërë nga përfaqësues të IKMT-së, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, IMT-së së Bashkisë Durrës dhe specialistë të Institutit të Ndërtimit.

Verifikimet janë kryer për dy objekte në zonat e menaxhimit A02 dhe A04, aktualisht në fazën e sistemimeve të jashtme. Raporti topografik i Institutit të Ndërtimit ka konstatuar se objekti 02 ka pësuar ulje prej 28 centimetrash, ndërsa objekti 04 ulje prej 18 centimetrash.

Pas këtyre konstatimeve, IKMT ka kërkuar zyrtarisht nga kompania zbatuese marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekt-përforcimeve teknike që garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave.

Institucioni thekson se projektet e përforcimit duhet të marrin më parë miratimin e autoriteteve përgjegjëse, ndërsa garanton se do të vijojë mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit në kantieret e ndërtimit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat