Ibrahimaj prezanton progresin Shqipërisë në Bruksel për “Smart Specialisation processes”

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në tryezën e nivelit të lartë të “Smart Specialisation processes in the Ëestern Balkans: key achievements and experiences”, që po zhvillohet në Bruksel me pjesëmarrjen e Komisionit Europian dhe ministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ku prezantoi arritjet kryesore dhe drejtimet strategjike të këtij procesi në Shqipëri, i cili është thelbësor për afrimin me tregun unik europian.
Ministrja theksoi, se “Smart Specialization processes” është një reformë kombëtare e bazuar në të dhëna dhe e konsultuar me akademikë, biznesin, institucionet dhe shoqërinë civile, ku janë identifikuar sektorët që vendi ynë ka avantazhe konkurruese, si turizmin e qëndrueshëm, përpunimin ushqimor dhe bujqësinë organike, teknologjinë dhe shërbimet ICT, si dhe përpunimin e lëndëve të para.
Në fjalën e saj ministrja Ibrahimaj, theksoi se Shqipëria tashmë është plotësisht i përafruar me orientimet europiane, ku 75% e investimeve fokusohen në tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital. “Shqipëria po avancon me projekte konkrete si platforma albaniantrails.al, Sistemi i Unifikuar i të Dhënave të Turizmit, modernizimi i laboratorëve kërkimorë, zhvillimi i agrovoltaikës, bujqësisë së qëndrueshme dhe mbështetja e ekosistemit inovator përmes parkut teknologjik Durana Tech Park dhe sistemit kombëtar të kërkimit ACRIS”, tha Ibrahimaj.
Gjatë këtij takimi u theksua gjithashtu dimensioni i fortë rajonal i S3, ku konsultimet me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi kanë identifikuar fusha konkrete bashkëpunimi në ICT, agro-ushqim, energji dhe turizëm të integruar.
Strategjia shqiptare mbështetet nga një Plan Veprimi prej 1.2 miliardë euro, i financuar nga buxheti i shtetit dhe programet IPA III, Horizon Europe, Digital Europe, IPARD dhe ËBIF, duke e kthyer “ Smart Specialisation processes” në një reformë të financuar dhe të zbatueshme.
Ministrja Ibrahimaj në fjalën e saj rikonfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për avancimin e “Smart Specialisation processes” si një instrument kyç për rritjen e konkurrueshmërisë, integrimin në zinxhirët e vlerës të BE-së dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Si do të tatohet fitimi nga kriptot? - Dokuzi: Projektligji ndryshon atë aktual prej 15%. Merren parasysh edhe humbjet
Tatimi për fitimin nga investimi në kriptomonedha do të bazohet edhe në sa humbje ke pasur nga ky investim. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka......
“Pabarazi” territoriale mes Tiranës dhe qyteteve të tjera - Hasalla: Zgjidhja, hapje biznesesh larg kryeqytetit
Në Shqipëri po vërehet një ndryshim i madh demografik, i cili po ndikon drejtpërdrejt jo vetëm në jetën sociale të qyteteve, por edhe në ekonominë e vendit.......
Bizneset shqiptare në bujqësi dhe tekstile: drejt tregut të BE - UNIDO dhe qeveria suedeze mbështesin transformimin e gjelbër
Bizneset shqiptare në sektorin e tekstilit, këpucëve dhe bujqësisë përballen me sfida në rritje: kosto në rritje, kërkesa më të rrepta të qëndrueshmërisë......
Investime në rrugë, parkime e ujësjellësa - Buxheti i FSHZH rritet me 17%, 19.74 mld lekë të planifikuara për vitin 2026
Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të ketë një buxhet prej 19.74 mld lekë për vitin 2026 apo gati 17% më shumë se një vit më parë. Sipas tabelave që shoqërojnë......
63.7 milionë lekë nga tarifat e prokurimeve - Cili nga autoritetet kontraktore ankohet më shumë në KPP?
Në Buletinin e Komisionit të Prokurimeve Publike, raportohen 158 ankesa nga operatorët ekonomik për tenderat në muajin tetor. Ndërsa në periudhën 10-mujore,......
Studentët verifikojnë online numrin e matrikullimit/ E-Albania me shërbim të ri, Kryeministri Rama: Thjeshtohen procedurat
Platforma e-Albania ka shtuar një shërbim të ri elektronik, i cili u mundëson studentëve dhe ish-studentëve nga viti akademik 2011–2012 e në vijim të......
Bizneset, “të pasigurta” për ecurinë e aktivitetit - BSH: Konsumatorët, të vetmit me rritje të besimit në ekonomi gjatë nëntorit
Konsumatorët ishin të vetmit me besim në ekonominë shqiptare gjatë muajit nëntor, ndërsa bizneset u treguan më pesimiste. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të......
2.4 milionë euro për sigurinë ndaj pesticideve - Nga viti 2026 nis projekti i ri për fuqizimin e laboratorëve në ISUV
Vitin e ardhshëm do të nisë një projekt i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe ngritjen e infrastrukturës teknike për analizat e mbetjeve......





