Ibrahimaj në Kuvend: Marrëveshja me Italinë përkthehet në përfitim real për qytetarët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi në seancë plenare projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe asaj italiane “Për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.
Në fjalën e saj ministrja Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje që është ndër të parat e këtij niveli që Shqipëria nënshkruan me një vend të Bashkimit Europian, që siç e cilësoi ministrja, vjen në një moment kur jemi më pranë se kurrë anëtarësimit. Për këtë arsye, ajo ka rëndësi, jo vetëm politike, por edhe praktike: na ndihmon të përgatitemi konkretisht për tregun e përbashkët europian.
Marrëveshja e çon partneritetin Shqipëri-Itali në një nivel më të lartë, strategjik, duke përfshirë fusha kyçe si shëndetësia, arsimi, energjia, mjedisi, siguria, inovacioni, migracioni dhe transformimi ekonomik. Kjo marrëveshje, sipas Ministres, është plotësisht në përputhje me prioritetet e Bashkimit Europian, dhe do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në punësim dhe kapitalin njerëzor. “Projektet që priten të zhvillohen do të krijojnë vende të reja pune, do të rrisin cilësinë e punësimit dhe do të investojnë në aftësi profesionale në sektorë me vlerë të shtuar si energjia, industria, infrastruktura, mbrojtja, shëndetësia dhe inovacioni”, u shpreh Ministrja Ibrahimaj.
Fjala e plotë e ministres Delina Ibrahimaj, në Kuvend:
I nderuar Kryetar i Kuvendit,
Të nderuar deputetë,
Të dashur qytetarë,
Është kënaqësi që të paraqes sot para jush dhe qytetarëve tanë projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe asaj italiane “Për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.
Kjo marrëveshje është ndër të parat e këtij niveli që Shqipëria nënshkruan me një vend të Bashkimit Europian, e cila vjen në një moment kur Ne jemi më pranë se kurrë anëtarësimit. Dhe pikërisht për këtë arsye, ajo ka rëndësi, jo vetëm politike, por edhe praktike: na ndihmon të përgatitemi konkretisht për tregun e përbashkët europian.
Marrëveshja ndërqeveritare është një akt që ndërton mbi një marrëdhënie reale, të konsoliduar dhe funksionale ndër vite.
Italia është sot partneri ynë më i rëndësishëm ekonomik. Në Shqipëri operojnë mbi 6 200 kompani italiane, ndërsa stoku i investimeve të huaja italiane ka arritur në 1.84 miliardë euro. Italia përfaqëson mbi 45% të eksporteve të mallrave shqiptare, duke qenë destinacioni kryesor i produkteve shqiptare. Këto shifra tregojnë qartë se bashkëpunimi mes dy vendeve tona është konkret, i thellë dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomine shqiptare.
Ndërkohë jo i vogël është kontributi që shqiptarët kanë në Itali, jo vetëm në drejtim të punësimit, por dhe si sipërmarrje janë plot 102 000 shqiptarë të regjistruar si persona fizikë ose si sipërmarrës që zotërojnë apo drejtojnë kompani. Ata janë një aset ekonomik dhe social për të dy vendet dhe një urë e rëndësishme bashkëpunimi.
E pra, kjo marrëveshje e re strategjike nuk nis nga zero. Ajo ndërtohet mbi një bashkëpunim të konsoliduar ndër vite, që ka dhënë rezultate konkrete. Një shembull tjetër shumë i qartë është marrëveshja e firmosur më herët për njohjen e pensioneve, e cila ka filluar tashmë të zbatohet. Deri sot, 3 800 shqiptarë që jetojnë në Itali po përfitojnë nga kjo marrëveshje, ndërsa rreth 500 shqiptarë të rikthyer në Shqipëri kanë përfunduar dokumentacionin për të përfituar të drejtat e tyre. Ky është një tregues se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë që përkthehet në përfitime reale për qytetarët.
Në këtë kontekst, marrëveshja që po ratifikojmë sot e çon këtë partneritet në një nivel më të lartë, strategjik, duke përfshirë fusha kyçe si shëndetësia, arsimi, energjia, mjedisi, siguria, inovacioni, migracioni dhe transformimi ekonomik.
Italia është një nga ekonomitë më të industrializuara të Europës dhe botës. Përvoja e saj në zhvillimin industrial, në shërbimet publike dhe në inovacion është një vlerë e shtuar për Shqipërinë. Përmes kësaj marrëveshjeje synohet transferimi i dijes, teknologjisë dhe praktikave më të mira, duke forcuar institucionet tona dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike.
Në terma konkretë, kjo do të thotë më shumë projekte të përbashkëta, më shumë bashkëpunim mes universiteteve, institucioneve kërkimore dhe bizneseve, si dhe një rol më aktiv të diasporës në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
Një element thelbësor i kësaj marrëveshjeje është transformimi ekonomik. Shqipëria ka nevojë të kalojë drejt një ekonomie më industriale, më teknologjike dhe më konkurruese. Kjo marrëveshje ndihmon në rritjen e vlerës së shtuar, forcimin e zinxhirëve të prodhimit dhe përfshirjen më të madhe të bizneseve shqiptare, veçanërisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në tregjet rajonale dhe europiane.
Me të drejtë, qytetarët pyesin për koston buxhetore. Dua të jem shumë e qartë: kjo marrëveshje nuk krijon asnjë detyrim financiar të drejtpërdrejtë për buxhetin e shtetit. Ajo është një kornizë bashkëpunimi dhe çdo projekt konkret do të vlerësohet dhe miratohet rast pas rasti, vetëm nëse sjell përfitim të qartë për vendin.
Marrëveshja ndikon drejtpërdrejt edhe në punësim dhe kapitalin njerëzor. Projektet që priten të zhvillohen do të krijojnë vende të reja pune, do të rrisin cilësinë e punësimit dhe do të investojnë në aftësi profesionale në sektorë me vlerë të shtuar si energjia, industria, infrastruktura, mbrojtja, shëndetësia dhe inovacioni.
Ajo është plotësisht në përputhje me prioritetet e Bashkimit Europian për tranzicionin e gjelbër dhe digjital, si dhe me rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit.
Zbatimi i marrëveshjes do të monitorohet përmes mekanizmave të përbashkët koordinimi dhe Kuvendi do të informohet rregullisht për ecurinë e saj.
Të nderuar kolegë,
Ky projektligj forcon një partneritet që tashmë funksionon dhe e çon atë në një nivel më të lartë strategjik. Ai përgatit Shqipërinë për të qenë pjesë e plotë e Bashkimit Europian dhe sjell përfitime konkrete për qytetarët shqiptare brenda vendit dhe në diaspore.
Për këto arsye, ju ftoj ta votojmë këtë marrëveshje në interes të Shqipërisë dhe të qytetarëve të saj.
Faleminderit.
Në një vit, në KPP u adresuan mbi 1 mijë ankesa - Për 2025, depozitohen 70.5 mln lekë tarifa financiare në buxhet
Muaji dhjetor u mbyll me 92 ankesa nga operatorët ekonomik për tenderat, sipas të dhënave të Buletinit të Komisionit të Prokurimeve Publike. Duke llogaritur,......
A janë bizneset më të kënaqura nga Tatimet? - Anketa KI: Përmirësim në komunikimin, por ende problematika në fiskalizim
Sipas anketës së Këshillit të Investimeve, në vitin 2025, 59% e bizneseve vlerësojnë se komunikimi me administratën tatimore është përmirësuar, një tregues......
Të kthyerit nga emigrimi, më të rrezikuar nga papunësia - BERZH: Riintegrimi në tregun e punës mbetet sfidë. Sa prej tyre duan të largohen sërish?
Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së Shqipërisë ka jetuar jashtë vendit. Sipas Raportit të Tranzicionit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim......
Elektrifikimi i linjave hekurudhore - Gati rregullorja për standardet dhe kërkesat teknike për nënsistemin “energji”
Teksa disa linja hekurudhore elektrike pritet të vihen në funksion në vitet në vijim, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar rregulloren për......
111 mln euro për transportin dhe energjinë në Shqipëri - BERZH, financim rekord në 2025. Prezantohet Raporti i Tranzicionit, sfidë demografia
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka dhënë një financim rekord prej 217 milionë eurosh për Shqipërinë gjatë vitit 2025, kryesisht për......
Pensionet dhe bonusi, 150 mln euro kalojnë në llogari - Akti normativ në Kuvend, Malaj: Mbështet shtresat në nevojë
Akti i fundit normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2025 është diskutuar në seancën kuvendore. Gjatë prezantimit të tij, Ministri i Financave, Petrit......
Ndalim rrjeteve sociale fëmijëve nën 15 vjeç - Asambleja Kombëtare e Francës miraton ligjin
Asambleja Kombëtare e Francës miratoi ligjin për të ndaluar përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 15 vjeç, mes shqetësimeve në rritje në lidhje me......
Buka, ku mbështetet Shqipëria? Analiza: Si ka ndryshuar gjeografia e furnizimit me drithëra të vendit
Importet e drithërave të Shqipërisë kanë kaluar një transformim të dukshëm gjatë dekadës së fundit, duke reflektuar jo vetëm zhvillimet ekonomike, por edhe......


