Shqipëria Postuar më 6 Shkurt 2026, 12:45

Ibrahimaj në Katar – Në fokus bashkëpunimi ekonomik, investimet dhe nxitja e inovacionit mes dy vendeve

Nga SCAN TV

Ibrahimaj në Katar – Në fokus bashkëpunimi ekonomik,

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila zhvilloi një vizitë zyrtare në Katar, u takua me Kryeministrin dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani.

Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mundësitë për t’i thelluar dhe forcuar më tej. U vlerësuan iniciativat e përbashkëta dhe u shqyrtuan mundësitë për projekte të reja në fushat e ekonomisë, inovacionit dhe teknologjisë.

Sipas njoftimit u trajtuan edhe disa çështje me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, investimet dhe nxitjen e inovacionit si prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të të dy vendeve. Ky takim nënvizon përkushtimin e të dy palëve për të forcuar partneritetin dhe dialogun strategjik midis Katarit dhe Shqipërisë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat